Detoks vjeshte: Përgatiteni trupin për stinën e dimrit me këto pesë truke

Mjekët këshillojnë që herë pas here të bëhet detoks pauza nga ushqimet e ndryshme të cilat i konsumojmë çdo ditë dhe që mund të ngadalësojë sistemin imunitar.

Vjeshta është e bukur në mënyrën e vet, por rrallëherë mund ta shijojmë siç duhet për shkak të viruseve të ndryshme, ftohjeve apo lodhjeve. Për të shmangur problemet e tilla, mjekët këshillojnë që herë pas here të bëhet detoks pauza nga ushqimet e ndryshme të cilat i konsumojmë çdo ditë dhe që mund të ngadalësojë sistemin imunitar.

Tre ditë pa kafe

Tingëllon si fantashkencë, por përpiquni të zëvendësoni kafen me çaj për të paktën tre ditë. Çaji mund të pihet në sasi të mëdha nëse e zgjedhni të duhurin, pasiqë paraqet pastrim për veshkat dhe kjo me siguri do të ndihmojë në procesin e detoksit.

Jogurt për baktere të mira

Të gjithë e dimë se sa i shëndetshëm është jogurti, kështu që ja një recetë për detoksifikim me bazë jogurti. Përbërësit: një filxhan jogurt, 1 banane të copëtuar, një filxhan me gjethe të lakrës jeshile, një lugë mjaltë. Ky smoothie është i mrekullueshme për fillimin e ditës, do t’ju ngop, do t’ju japë energji dhe do të stimuloj metabolizmin.

Ujë, çaj dhe limonadë e nxehtë

Thelbi i detoksit është relaksimi i trupit, ndërsa me të edhe mendimet. Domethënë, nuk duhet të jeni mjaftë i rreptë, sepse kjo mund të çojë në stres. Rekomandohet që të pini të paktën dy litra ujë në ditë, por këtë sasi mund ta zvogëloni vetëm nëse pini çaj. Ditën fillojeni me një gotë ujë të vakët në të cilën do të shtoni edhe lëng limoni.

Shkoni në saunë

Në verë ky është një mision i pamundur, por tani është koha e duhur për të shkuar në saunë. Në vetëm një orë do të mund të largoni të gjitha toksinat nëpërmjet djersitjes, në një mënyrë shumë të thjeshtë duke qëndruar ulur. Një këshillë plus është që të kombinoni saunën dhe pishinën, fillimisht sauna e nxehtë e më pas pishina me ujë të ftohtë, gjë që do të stimulojë qarkullimin, i cili është mjaftë i rëndësishëm për stinën e dimrit, e me këtë edhe lëkura do t’ju shkëlqejë. Ky është edhe një ilaç i mrekullueshëm për venat e zgjeruara.

Lëvizni!

Nuk është e nevojshme që të shkoni në palestër ose të vraponi derisa të ndjeni dhimbje koke, sepse kur imponojmë përpjekje të rënda fizike, lodhemi shpejt dhe heqim dorë menjëherë. Si fillimi mjafton që të ecni të paktën gjysmë ore në ditë dhe të lëvizni mirë me disa ushtrime të lehta në mëngjes.