Dhimbja e eshtrave e zvogëlon cilësinë e jetës

Tek një numër i madh njerëzish të të dyja gjinive, madje në 70 për qind të rasteve, shfaqet sindroma lumbale dhe osteoartroza ose reumatizmi.

Dhimbjet në gjunjë, ije, kyçin e këmbës, shpatulla, kurriz, krahë, këmbë, qafë dhe pjesa e belit e zvogëlojnë cilësinë e jetës, ndërsa vështirësitë, megjithëse shpeshherë nuk e rrezikojnë jetën, e detyrojnë pacientin të mungojë në punë dhe e bëjnë të vështirë kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Tek një numër i madh njerëzish të të dyja gjinive, madje në 70 për qind të rasteve, shfaqet sindroma lumbale dhe osteoartroza ose reumatizmi. Sëmundjet e grupit të reumatizmit degjenerues nuk shërohen përgjithmonë, por gjendja përmirësohet me terapi fizike dhe analgetikë.

Dhimbja në shpinë, domethënë në kryqe, e cila çdo lëvizje e bën të padurueshme dhe mund të pasohet nga mpirja, të paktën një herë në jetë e kanë ndjerë rreth 90% e njerëzve të moshave të ndryshme, ndërsa tek gjysma ky problem është përsëritur me shumë herë.

Sindroma lumbale e cila ndyshe quhet edhe sëmundja e qytetërimit, shkakton kurriz tepër të ngarkuar, shtrëngim të nervave (kur dhimbja përhapet deri në shputa), rritjen e dendësisë minerale të kockave, osteoporozën, dobësinë e muskujve të shpinës, përpjekjet e mëdha fizike. Rreziku që shkakton këto gjendje mund të jetë ngritja e objekteve, përkulja, kthimi i menjëhershëm. Më së shpeshti shfaqet tek personat e me mbipesh dhe fizikisht joaktiv, prandaj duhet t’i kushtohet vëmendje peshës trupore, stilit të shëndetshëm të jetës dhe aktivitetit të rregullt fizik.

Osteoartroza ose reumatizmi është sëmundje që lëviz, pasiqë simptomat e pulsimit, nxehtësisë dhe dhimbjes paraqiten në mënyrë alternative në nyjet e ndryshme në një fazë të hershme kur ndonjë nyje është e rënduar për një kohë të gjatë, ndërsa më vonë edhe gjatë natës. Problemi lind për shkak të kërcit i cili humbet elasticitetin, ndërsa me kalimin e viteve midis moshës 50 dhe 60 vjeçare, struktura e tij ndryshon, përmbajtja e ujit zvogëlohet, si dhe paraqiten ndryshime në nivel molekular. Në parandalim ndihmon të qëndruarit drejtë, korrigjimi i shputave të sheshta, aktiviteti fizik, ushqimi i duhur dhe shmangia e kilogramëve të tepërt. Vështirësitë lehtësohen me fizioterapi, me rregullimin e peshës trupore dhe me preparatet anti-inflamatore të nyjeve. Lagështia dhe të ftohtit e përkeqësojnë gjendjen.