Dhimbjet e papritura të barkut – shenjë e sëmundjeve të rrezikshme

Nëse papritmas filloni të keni dhimbje barku, sidomos nëse dhimbja është e përqendruar në një vend të caktuar, duhet menjëherë të kërkoni ndihmë mjekësore.

Dhimbjet e stomakut zakonisht nuk zgjasin shumë, ndërsa fryrja shpesh është pasojë e gazrave në organizëm. Megjithatë, nëse papritmas filloni të keni dhimbje barku, sidomos nëse dhimbja është e përqendruar në një vend të caktuar, duhet menjëherë të kërkoni ndihmë mjekësore.

Fryrjet dhe dhimbjet e forta mund të jetë shenjë e ndonjë problemi serioz, i cili nëse nuk trajtohet si duhet, mund të përkeqësohet. Inflamacioni i zorrës qorre shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut në anën e djathtë, gjë që e bën të nevojshme ndërhyrjen kirurgjikale.

Plasja e ulçerës çon në hemoragji dhe shkakton dhimbje të forta, ndërsa inflamacioni i fshikëzës së tëmthit zakonisht ndodh për shkak të gurëve dhe pasohet nga dhimbjet konvulsive. Divertikuloza e zorrëve mund të njihet përmes dhimbjes së fuqishme, por edhe përmes etheve dhe dridhjeve.