Diagnostifikimi i hershëm i paradiabetit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare

Hulumtimi në të cilin morrën pjesë 19.630 persona, tregoi se rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare varionte nga 15% për gratë pa diabet, deri në 38% për gratë me diabet, si dhe nga 21% për meshkujt pa diabet, deri në 47% për meshkujt me diabet.

Sipas mendimit të ekspertëve, diagnostifikimi i hershëm i paradiabetit duhet të jetë paralajmërim për njerëzit që të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës, me qëllim që të parandalohet shfaqja e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Paradiabeti tregon nivelin e sheqerit në gjak midis 100 dhe 125 mg / dl (5.6 deri 6.9 mmol/l), ndërsa nivelet e glukozës në gjak nën 100 mg/dl (5.5 mmol/l) llogariten si normale. Niveli prej 126 mg/dl (7 mmol/l) tashmë është pragu diagnostifikues për diabetin.

Hulumtimi në të cilin morrën pjesë 19.630 persona, tregoi se rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare varionte nga 15% për gratë pa diabet, deri në 38% për gratë me diabet, si dhe nga 21% për meshkujt pa diabet, deri në 47% për meshkujt me diabet.

Paradiabeti është gjendje në të cilën individët kanë nivel të sheqerit në gjak më të lartë se normalja, por jo aq të lartë sa të klasifikohet si diabet. Shpesh paradiabeti quhet edhe diabeti kufitar. Përndryshe, shumica e njerëzve me paradiabet nuk kanë simptoma.

Rezultatet e këtij studimi ofrojnë dëshmi shtesë, se nëse mund të shmanget diabeti, atëherë më lehtë do të mund të shmangen sëmundjet kardiovaskulare. Paradiabeti duhet të shërbejë si shenjë paralajmëruese për mjekët që të monitorojnë me kujdes dhe në mënyrë të dretajuar sheqerin në gjakun e pacientëve, me qëllim që të parandalohet zhvillimi i diabetit nëpërmjet ndërhyrjes në stilin e jetës, siç është përmirësimi i të ushqyerit dhe rritja e aktivitetit trupor, madje nëse është e nevojshme edhe terapi farmakologjike.