Dieta nuk është e njëjtë si për burrat, ashtu edhe për gratë

Dieta me futjen e njëjtë të kalorive, tregoi efekte të ndryshme tek meshkujt krahasuar me dietën tek gratë.

Futja e një numri më të vogël të kalorive ka efekte më të theksuara metabolike tek meshkujt, në këtë përfundim arritën shkencëtarët danezë nga Universiteti i Kopenhagës.

U hetuan 2 000 persona të cilët ishin me mbipeshë dhe prediabet.

Ato tetë javë ishin në një dietë me konsum më të zvogëluar të kalorive. Nga kjo u vërtetua se meshkujt humbën ndjeshëm më shumë peshë trupore, sesa femrat të cilat ishin në të njëjtin regjim ushqimor. Përveç kësaj, tek meshkujt u vërejt edhe një rrezik dukshëm më i zvogëluar ndaj diabetit.