Dietë kineze: Humbni më shumë se 5 kg për një javë (menu)

Konsumi i reduktuar i kalorive dhe marrja e mjaft lëngjeve mund të ju bëj që të humbni peshë deri në 5 kilogram.

Dieta kineze çon në humbje peshe për shkak të faktit se e kufizon marrjen e kalorive ditore nga 800 deri në 1000. Përveç kësaj menyja përmban mjaft lëngje: ujë mineral, çaj jeshil dhe lëngje frutash të freskëta. Këto pije do të pastrojnë trupin nga substancat e dëmshme të grumbulluara dhe do ta mbrojnë atë me vitaminat dhe antioksidantët e nevojshëm. Karakteristikë tjetër e dietës kineze është se nuk përbëhet nga produktet e njohura: nuk ka ushqime ekzotike. Brenda një jave dieta juaj do të përfshijë perime të freskëta, fruta, oriz, bukë thekre dhe peshk. Ky regjim i ushqerjes është i përshtatshme vetëm për njerëzit e shëndetshëm, kështu që para se të ndryshoni dietën tuaj, konsultohuni me mjekun.

Gjatë kohës kur bëni dietën, ju duhet të eliminoni ëmbëlsirat dhe produktet e miellit, yndyrnat shtazore, alkoolin dhe kafen. Gjithashtu është e nevojshme që të zvogëloni edhe  futjen e kripës dhe erëzave.

Menuja e sugjeruar:

Dita 1:

Mëngjesi: 150 gr lakër e freskët, 200 ml ujë mineral;

Dreka: 4 lugë oriz të zier, 150 gr sallatë me karota dhe vaj ulliri, 200 ml ujë mineral;

Darka: 150 gram peshk të zier, një copë e vogël bukë thekre, disa gjethe sallatë jeshile, 200 ml çaj jeshil;

Dita 2:

Mëngjesi: 150 gr sallatë me karrota me vaj ulliri, 1 fetë bukë thekre, 200 ml uji mineral;

Dreka: 200 gr sallatë nga karrota, lakra, sallata jeshile, selino, një fetë bukës thekre, 200 ml lëng i shtrydhur prej mollëve, pa sheqer;

Darka: 100 gr oriz i zier, disa gjethe sallatë jeshile, gjysëm grejpfruti, 200 ml ujë mineral;

Dita 3:

Mëngjesi: 200 gr sallatë me mollë, dardha, portokall dhe banane, 200 ml lëng i freskët i shtrydhur prej portokalli pa sheqer;

Dreka: 250 gr shparg i zier, 150 gr sallatë me lakër dhe lëng limoni, një fetë bukë thekre, 200 ml ujë mineral;

Darka: 250 gr kërpudha të ziera (pa vaj), 1 patate e vogël e zier, 200 ml ujë mineral;

Dita 4:

Mëngjesi: mollë, portokall, tost me bukë thekre, 200 ml lëng i freskët i shtrydhur prej portokalli pa sheqer;

Dreka: 300 gr shparg i gatuar me oriz dhe borzilok, 1 mollë, një fetë bukë thekre, 200 ml ujë mineral;

Darka: 200 gr peshk i zier, 2 patate të vogla të ziera, një fetë bukë thekre, 200 ml çaj jeshil;

Dita 5:

Mëngjesi: 150 gr qull orizi i zier në ujë, 200 ml ujë mineral;

Dreka: 200 gr sallatë me lakër të bardhë, një fetë bukë thekre, 200 ml ujë mineral;

Darka: 100 gr oriz i zier, gjethe nga sallata jeshile, gjysëm grejpfruti, 200 ml ujë mineral.