Dobësim i suksesshëm edhe pas të dyzetave

Një nga gabimet më të zakonshme tek personat që përpiqen të humbin peshën është pikërisht mungesa e gjumit.

Çfarë ndodh kur vijnë të dyzetat? Për fat të keq, metabolizmi fillon të ngadalësohet, kjo gjë ndodh që nga mesi e deri në fund të tredhjetave. Deri në momentin kur të vijnë të dyzetat, fakt është se humbja e kilogramëve të tepërt bëhet gjithnjë e më e vështirë. Kjo gjë shpjegon se përse disa njerëz papritur fillojnë të shtojnë peshë kur hyjnë në ato vite. Në fakt, në qoftë se nuk përdoret një qasje e zgjuar për humbjen e kilogramëve dhe yndyrës, ka shumë të ngjarë që individi të luftoj edhe me probleme shëndetësore.

Si të zvogëloni kilogramët e tepërt në mënyrë të shëndetshme dhe efektive, në këtë periudhë të jetës?

Flini të paktën tetë orë në ditë

Një nga gabimet më të zakonshme tek personat që përpiqen të humbin peshën është pikërisht mungesa e gjumit. Punojnë deri vonë, zgjohen herët për të përgatitur drekën për të njejtën ditë ose të përfundojnë atë çka ju ka ngelur në gjysëm. Personave të moshë 40 vjeçare ju mungon gjumi cilësor. Mirëpo është vërtetuar se edhe nëpërmjet gjumit harxhohen kaloritë. Për shembull, një person i cili ka 80 kilogramë do të humbasë rreth 69 kalori në orë, derisa fle. Përveç djegies së kalorive gjatë natës, gjumi e rigjallëron trupin. Kjo gjë i mundëson trupit që të djegë më shumë kalori gjatë ditës. Por, kini parasysh se gjatë gjithë mbrëmjes ose përgjumja brenda ditës nuk e kanë të njëjtin efekt. Nëse para gjumit përjetohet stres, atëherë aktivizohet kortizoli i cili e ngadalëson metabolizmin.

Përgatitni vaktet paraprakisht

E rëndësishme është që vaktet të përgatiten paraprakisht. Një nga problemet më të zakonshme që haset tek personat me ritëm të shpejtë të jetës, është se ata konsumojnë  çfarë të gjejnë. Kjo gjë mund të krijojë problem nëse vendoset që të monitorohet të ushqyerit. Por, ajo që mund të bëhet është përgatitja e ushqimeve paraprakisht. Sigurohuni që ushqimi të ketë ekuilibër të mirë të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrës, në mënyrë që trupi të marrë energjinë e nevojshme.