Doc. Dr. Kokaleska-Petrushevska: OZONOTERAPIA – mik në tejkalimin e shumë gjendjeve që kanë të bëjnë me shëndetin

Studime të shumta kanë vërtetuar se ozoni e rrit sistemin imunitar dhe potencialin energjetik të organizmit nga dy deri në katër herë. Ozoni ka 15 herë më shumë efekt se oksigjeni. Ai është një antibiotik natyral dhe për një kohë shumë të shkurtër i shkatërron viruset, bakteret dhe kërpudhat.

Situatat e përditshme stresuese, ftohjet dhe infeksionet e pashmangshme që na shoqërojnë në sezonin vjeshtë-dimër, kontribuojnë në uljen e imunitetit, lodhjen e organizmit dhe lodhjen kronike. Për të kapërcyer këtë gjendje një nga zgjidhjet e mundshme është metoda e aplikimit të ozonit mjekësor në organizëm, e njohur ndryshe si ozonoterapia, e cila në të njëjtën kohë, nga njëra anë e rrit imunitetin, por nga ana tjetër është një shkatërrues i drejtpërdrejtë i viruseve të padëshiruar dhe ftohjeve.  Studime të shumta kanë vërtetuar se ozoni e rrit sistemin imunitar dhe potencialin energjetik të organizmit nga dy deri në katër herë. Ozoni ka 15 herë më shumë efekt se oksigjeni. 

Shkruan: Doc. Dr. Aneta Kokaleska Petrushevska, Spec. dermatologe – Ordinanca Dr. Ançevski

Ai është një antibiotik natyral dhe për një kohë shumë të shkurtër i shkatërron viruset, bakteret dhe kërpudhat. Vepron në mënyrë të veçantë në sistemin nervor, jep rezultate të shkëlqyera në përgatitjen e trupit gjatë procedurës in vitro, rrit vëmendjen dhe e përshpejton të menduarit. Ajo që dimë për përfitimet shëndetësore të ozonit vjen nga histori e gjatë që filloi që nga fillimi i shekullit të 20-të. Pas Luftës së Parë Botërore, mjekët e përdorën ozonin si antiseptik për sterilizimin e instrumenteve në terren. Më vonë, njerëzit filluan të përdorin ozonin për shumë qëllime të tjera. Deri më sot, ai është testuar dhe përdorur në mënyrë terapeutike ose si terapi plotësues për infertilitetin femëror dhe mashkullor, për sëmundjet e lëkurës, sëmundjet vaskulare, infeksionet kërpudhore dhe shumë të tjera.

Si e rrit imunitetin

Qarkullimi i gjakut i pasur me ozon i aktivizon qelizat dhe përmes qarkullimit i ndihmon organizmit në kryerjen e funksioneve të tij. Imuniteti rritet me aktivizimin e drejtpërdrejtë të leukociteve, të cilat stimulohen në luftën kundër viruseve dhe baktereve, por në të njejtën kohë rritet numri i tyre. Në këtë mënyrë, me vetë “hyrjen” në organizëm, shkatërrohen shkaktarët e sëmundjeve.

Terapia e ozonit është stimuluesi më i fuqishëm i sistemit imunitar. Falë molekulës së ozonit, e cila ka rol shumë reaktiv dhe arrin t’i zgjojë forcat natyrale të qelizave përmes aktivizimit të sistemeve, arrin të prek të gjitha qelizat në organizëm.

Si bëhet mbrojtja nga infeksionet virale dhe bakteriale?

Me trajtimin e 5 deri në 10 trajtime, do të ju rikthehet energjia dhe koncentrimi. Por nëse jeni të shëndetshëm, me vetëm disa trajtime do të parandaloni sëmundjet virale dhe bakteriale. Me rregullimin e statusin anti-oksidativ të organizmit në luftën kundër radikalëve të lira, shtyhet procesi i plakjes dhe ju mban të shëndetshëm dhe vital.



Në cilat sëmundje tjera ndihmon?

Ozonoterapia siguron rezultate të shkëlqyera gjatë përgatitjes për in vitro, ndihmon gjatë arteriosklerozës dhe enëve të ngushta të gjakut, balancon yndyrën dhe sheqerin në trup, ndihmon herpeset dhe HPV infeksionet, psoriazës dhe ulçerave në lëkurë, e lufton lodhjen, stresin, përmirëson përqendrimin dhe kujtesën, rrit libidon, thjeshtë fitohet fuqi…



Ozoni gjatë procedurës in vitro

Terapia e ozonit gjatë procedurës in vitro ndihmon para marrjes së qelizave vezë për t’u finalizuar në numër më të madh dhe për të qenë më cilësore, por para se të transferohen ato e përmirësojnë pranueshmërinë e qelizave të mitrës. Ajo bëhet më e trashë dhe e gatshme për fekondim. Për femrat që përpiqen të mbesin shtatzëna, terapia e ozonit mjekësore e aplikuar në klinikat e certifikuar të terapisë së ozonit ofron një gamë të gjerë përfitimesh në rritjen e fertilitetit. Këtu bën pjesë përmirësimi i qarkullimit, që ndihmon në balancimin e sistemeve hormonale, vezoreve dhe mitrës, dhe balancimin në trup, sidomos në sistemin riprodhues. Terapia e ozonit vepron në prodhimin e stimuluar të qelizave të bardha të gjakut, lirimin e toksinave dhe radikaleve të dëmshme të lira nga trupi, përmirësimin e qarkullimit dhe detoksifikimin e të gjithë faktorëve që mund të ndihmojnë gruan në arritjen e një shtatzanie të suksesshme.

Kjo teknikë terapeutike është gjithashtu e dobishme për spermën e meshkujve, përfshirë përmirësimin e numrit, morfologjinë dhe lëvizshmërinë e tyre. Kur përdoret si terapi komplementare së bashku me trajtimet tjera të infertilitetit, terapia e ozonit siguron përfitim të madh dhe pak nëse ka disavantazhe. Ne e rekomandojmë këtë terapi alternative si pjesë e qasjejes holistike ndaj fertilitetit, e kombinuar me procedurën in vitro ose me metoda të tjera të trajtimit.