Doc. Dr. Stavriq dhe Dr. sci Sajkovski: Në gjashtëmujorshin e pare foshnja e dyfishon peshën e lindjes, ndërsa për një vit e trefishon atë

Nëse nëna është e lodhur dhe e shqetësuar mund t’i zvogëlohet sasia e qumështit dhe foshnja nuk do të zhvillohet. Gjidhënia e vonuar, gjidhënia e rrallë dhe e shkurtër, pozita joadekuate e fëmijës gjatë të ushqyerit me gji, të ushqyerit me anë të shisheve dhe biberonëve, do të ndikojnë në avancimin e dobët.

Shkruajnë:
Doc. Dr. Katarina Stavriq, imunolog – pedijatër dhe Dr. sci. Aleksandar Sajkovski, pedijatër
Foshnja e shëndetshme është treguesi më i mirë të ushqyerit të duhur dhe sasisë së mjaftueshme të qumështit. Foshnja është aktive, e kënaqur dhe në periudhat e të ushqyerit kur është zgjuar është e qetë. A pin mjaftueshëm qumësht foshnja juaj, kërkon të thithë vazdimisht, a shton në peshë? Nëna që ka binjakë a mundet që t’i ushqej të dy fëmijët dhe cilat janë arsyet pse foshnja ndonjëherë refuzon të thithë?

 

SHENJAT SE FOSHNJA JUAJ PRANON MJAFTUESHËM QUMËSHT

 

Nëna gjithmonë është në dilemë nëse foshnja merr mjaftueshëm qumësht. Këtu janë disa nga shenjat  të cilat do të ju ndihmojnën të vërtetoheni se foshnja juaj ka mjafteshëm qumësht:

  • Pelena të lagura. Javët e para foshnja zakonisht ka 6-8 pelena të lagura. Ngjyra e urinës duhet të jetë e verdhë e zbehtë.
  • Jashtëqitja. Në javët e para foshnja zakonisht ka 6-8 herë jashtëqitje, mirëpo është normale nëse ka edhe dy here në ditë. Me kalimin e kohës, pas 6 javësh, numri i jashtëqitjeve zvogëlohet. Foshnja tre muajshe mund të mos ketë jashtëqitje tre deri katër ditë.
  • Frekuenca e gjidhënies. Në javët e para gjidhënia është më e shpesht dhe zgjastë më shumë. Në këtë periudhë foshnja ushqehet 8-10 herë, dhe zgjast 10-20 minuta. Pas 4-6 javë, të ushqyerit me gji zvogëlohet, gjithashtu edhe kohëzgjatja. Për të thithur sasinë e mjaftueshme të qumështit mjaftojnë 5 minuta. Të ushqyerit me gji nuk duhet të zgjas më shumë se 20 minuta, për shkak se dëmtohen thithkat.
  • Ndonjëherë foshnjen e zë gjumi në gji, por pasi e vendos në shtrat ajo zgjohet dhe dëshiron që përsëri të thith. Nuk do të thotë se nëna nuk ka qumësht të mjaftueshëm. Foshnja thjeshtë dëshiron të shijojë kontaktin me nënën e saj dhe të rrijë në krahët e saj.
  • Shtimi në peshë. Javën e parë foshnja humbet rreth 7-10% të peshës. Në fund të javës së dytë arrin të marrë peshën e lindjes, pastaj fillon të shtoj në peshë. Në 3 muajt e parë meastarisht shton 700 gr në muaj, nga muaji 4-6 shton 600 gr,  nga muaji 6-9 shton 450 gr dhe nga muaji i 9-12 shton deri në 300 gr., në gjashtëmujorshin  e parë e dyfishon peshën e lindjes, ndërsa për një vit e trefishon atë.
  • Gjendja shëndetësore e foshnjes. Foshnja e shëndetshme është treguesi më i mirë të ushqyerit të duhur dhe sasisë së mjaftueshme të qumështit. Foshnja është aktive, e kënaqur dhe në periudhat e të ushqyerit kur është zgjuar është e qetë.
  • Vizita të rregullta te pediatri për matjen e peshës, lartësisë, madhësisë së kokës, janë të nevojshme gjatë vitit të parë, edhe atë çdo muaj. Monitorohet rritja dhe zhvillimi i foshnjës.

    Një nënë e lodhur dhe nervoze mund të prodhojë sasi më të vogla të qumështit

Nëse nëna është e lodhur, e shqetësuar ose nuk dëshiron që ta ushqej me gji foshnjen, mund të zvogëlohet sasia e qumështit të prodhuar dhe si rezultat foshnja nuk shton në peshë. Gjithashtu edhe gjidhënia e vonuar, gjidhënia e rrallë dhe e shkurtër,  pozita joadekuate e fëmijës gjatë të ushqyerit me gji, të ushqyerit me anë të shisheve dhe biberonëve, do të ndikojnë në përparimin e dobët të peshë së foshnjës.

Në raste të tilla, foshnja shpesh zgjohet dhe qan, refuzon të thith, urinon pak, jashtëqitje të gjelbërt, vjen deri te humbja e elasticitetit të lëkurës, foshnja bëhet joaktive ose e shqetësuar, e përgjumur dhe e painteresuar. Nëse janë të pranishme ndonjëra nga këto shenja, duhet të konsultoheni me pediatrin.


Nëna mund të përpiqet që të:
  • Marrja e foshnjes në shtrat,
  • Relaksim vetjak,
  • Gjidhënie të shpeshta me qëllim që të rritet sasia e qumështit të prodhuar,
  • Foshnja të shikohet në fytyrë gjatë gjidhënies, sepse e stimulon rritjen e prodhimit të qumështit,
  • Foshnjes duhet t’i hiqen teshat para gjidhënies, me qëllim që të rritet kontakti midis foshnjes dhe nënës,
  • Foshnja të ushqehet atëherë kur është në qejf që të thithë,
  • Foshnja të mos zgjohet nga gjumi i thellë,
  • Të ushqyerit nga të dy gjinjtë, por, pas lirimit të gazrave përsëri të ushqehet me gji.
Është e pëlqyeshme që 80% të kohës binjakët të ushqehen me gji së bashku, ndërsa 20% të kohës të ushqehen individualisht

TË USHQYERIT ME GJI TË BINJAKËVE

Nënat që kanë binjakë mund ti ushqejnë me gji që të dy. Fillimisht, seciliën foshnje në mënyrë individuale, ndërsa pas krijimit të qumështit mund të jep gji të dyja foshnjave. Për këtë do t’i duhet ndihmë për t’i vënë foshnjat në një pozicion më të përshtatshëm.

Është e pëlqyeshme që 80% të kohës binjakët të ushqehen me gji së bashku, ndërsa 20% të kohës të ushqehen individualisht. Në të njejtën kohë, duhet që gjidhënia të bëhet nga të dy gjinjtë që të anashkalohen situata si ajo kur, njëra foshnje thith më shumë qumësht dhe bën që të zhvillohet më shumë njëri gji.

Gjatë gjidhënies nëna mund të lutet që të ketë qumësht rezervë për gjidhënien e rradhës

Nëna duhet të ushqehet siç duhet. Nevoja për lëngjet, vitaminat, mineralet dhe kaloritë  është më e madhe kur foshnja ushqehet me gji. Nëna ka nevojë për 1 000 kalori shtesë në ditë.  Është e nevojshme që të meren protein të kualitetit të lartë, mjaftueshë vitamina dhe minerale.

Refuzimi I gjirit

Arsyeja më e shpeshtë  e ndërprerjes së të ushqyerit me gji është refuzimi i foshnjës për të thithur. Arsyet janë nga më të ndryshmet, si nga nëna  ashtu edhe nga foshnja.

Nga ana e nënës:
  • Shkëputja nga nëna,
  • Sëmundje,
  • Ndryshimi aromës së nënës,
  • Njerëz të rinj që kujdesen për foshnjen,
  • Qumësht jo i mjaftueshëm,
  • Prodhimi i qumështit në sasi të mëdha, shkak që foshnja mbytet
  • Vështirësi gjatë të ushqyerit me gji
  • Marrja e sedativave.
Arsyeja më e shpeshtë e ndërprerjes së të ushqyerit me gji është refuzimi i foshnjës për të thithur
Nga ana e foshnjes:
  • Myku i gojës (Candida),
  • Infeksion,
  • Dëmtime në tru,
  • Pasardhës i lig,
  • Hundë të zëna,
  • Shfaqja e dhëmbëve të rrinj,
  • Të ushqyerit paraprak me shishe,
  • Qetësuesit te foshnjet.

 (vazhdon)