Dr. Bjanka Çaçev-Spançevska: Migrena – sëmudja që prek një të pestën e popullsisë

Migrena nuk mund të provohet me asnjë pajisje diagnostikuese, kështu që për caktimin e diagnozës është e nevojshme historia e mirë dhe ekzaminimi i hollësishëm neurologjik.

Dr. Bjanka Çaçev-Spançevska 

Neuropsikiatër


Lloji më i zakonshëm i kokëdhimbjeve, përgjithësisht i pranishëm në 15 deri në 20% të popullsisë, është migrena. Çdo e gjashta grua vuan nga migrena, gjë që e bën sëmundjen më të shpeshtë tek ato sesa te meshkujt, ku çdo i 15-të vuan nga kjo lloj dhimbje koke.

Migrena zakonisht shfaqet midis moshës 20 dhe 40 vjeçare, por mund të shfaqet edhe tek të rinjtë, si dhe tek fëmijët dhe të rriturit. Mund të shfaqet si sulm i kokëdhimbjes një ose dy herë në vit, por edhe një ose dy herë në muaj, apo edhe në javë.

Kur shfaqet më shumë se 15 herë në muaj, themi se është migrenë kronike.

Kjo lloj dhimbje koke është rezultat i proceseve komplekse në tru dhe enët e tij të gjakut. Mendohet se hormoni serotonin është substanca kryesore përgjegjëse për migrenën. Nivelet e serotoninës janë shumë të larta para një sulmi të migrenës, ndërsa bien në mënyrë dramatike gjatë sulmit.

Ekzistojnë disa faktorë predispozues që ndikojnë në shfaqjen e migrenës, dmth shkaktarët. Ato janë: ndryshime në statusin hormonal, në ciklin para menstruacioneve, uria, etja, lodhja, përgjumja, gjendjet e stresit, ndryshimet e shpejta klimatike, ngrënia e ushqimeve të caktuara si djathi, çokollata, disa fruta, vera e zezë, ilaçet, etj.


NGA DHIMBJA E LEHTË DERI TE DHIMBJA E PADURUESHME

Dhimbja e kokës është fazë kryesore e sulmit në çdo migrenë. Zakonisht është dhimbje koke e njëanshme në formën e goditjeve ose pulsimit ritmik, ose kombinim i dhimbjes së lehtë që pasohet nga pulsimi i cili mund të përhapet në gjysmën tjetër të kokës.

Dhimbja mund të jetë e lehtë dhe e moderuar, deri në e fuqishme dhe e padurueshme. Shpesh shoqërohet me nauze dhe të vjella, mungesë oreksi, mbindjeshmëri ndaj dritës, ushtim të veshëve dhe përkeqësohet me lodhjen fizike. Sulmi zgjat nga katër deri në 72 orë. Pas dhimbjeve të kokës mund të shfaqet lodhja, dhimbje të muskujve, ulje të përqendrimit dhe vëmendjes, diarre, ulje të oreksit. Kjo gjendje është postdrom dhe kalon pas gjumit të mirë.

Kjo lloj dhimbje koke është rezultat i proceseve komplekse në tru, pasohet nga dhimbjet e lehta ose të padurueshme, ndërsa trajtohet me terapi jospecifike ose afatgjatë, në varësi të faktit nëse migrena është akute apo kronike.

MIGRENA AKUTE

Për të caktuar diagnozën nevojitet historia e mirë dhe ekzaminimi i hollësishëm neurologjik. Tek migrena tipike, ku sulmet nuk janë të komplikuara dhe janë të rralla, ndërsa gjetja neurologjike është e rregullt, nuk janë të nevojshme hetimet e mëtejshme. Migrena nuk mund të provohet me asnjë pajisje diagnostikuese, ndërsa në disa raste, kur neurologu dyshon për gjendje të tjera do të përcaktojnë se çfarë duhet bërë. Terapia e migrenës mund të jetë jospecifike, kjo është kur ne përdorim analgjetikë të zakonshëm dhe anti-reumatikë jo-steroide. Ato janë efektive në raste të lehta dhe në sulm akut. Ato nuk janë të dëmshme në sasi të moderuara, por sigurisht që nuk duhet të abuzohen.

Tek një numër i madh i migrenave më efektive janë përgatitjet e triptanit. Triptanët veprojnë në pjesë specifike të trurit dhe enëve të gjakut dhe e pengojnë zhvillimin e sulmit të migrenës. Zakonisht veprojnë shpejt nëse merren në kohën e duhur, pra në fillim të migrenës për rreth 30 minuta. Njerëzit me tension të lartë të gjakut, ata që kanë probleme me gjëndrën tiroide pas sulmit në tru dhe në zemër nuk duhet t’i përdorin.

MIGRENA E RËNDË DHE KRONIKE

Kur migrena është e rëndë dhe kronike, dhe shfaqet tre ose katër herë në muaj, sulmet janë shumë të rënda, zgjasin shumë dhe paaftësojnë plotësisht pacientin. Në ato raste, terapia e sulmit akut nuk është efektive dhe përdoren ilaçe që duhet të merren rregullisht për të paktën tre deri në katër muaj çdo ditë.

Këtu bëjnë anti-epileptikë, antidepresantët, beta-bllokuesit dhe hormone të caktuara, ndërsa parandalimi mund të zgjasë më gjatë nëse ilaçet e ulin shpeshtësinë e sulmeve për 50%. Mjetet jo-farmakologjike si ushtrimet për relaksim, akupunktura, psikoterapia, terapia me vitamina, etj, gjithashtu mund të përdoren si terapi.

Parandjenjë për sulm

Disa njerëz kanë prodrom, domethënë parandjenja se do të kenë migrenë. Këto prodoma mund të jenë të pranishme disa orë para sulmit, por edhe disa ditë. Këto janë lodhja, lëkundje të humorit, dhimbje koke, gogësima, dëshira e shtuar për ushqime të ëmbla, aktivitet i zvogëluar. Ndonjëherë është e pranishme e ashtuquajtura aura, ndryshime në fushën e shikimit, si shkëlqim ose pika të zeza, pastaj humbja e një pjese të shikimit, ndjesi shpimi gjilpërash ose dobësi në njërën anë të trupit, ekuilibër të çrregulluar, imazhe të dyfishta ose vështirësi në të folur. Ata kalojnë për një kohë të shkurtër dhe i paraprijnë shfaqjes së dhimbjes së kokës, por shpesh mund të shfaqen edhe në mënyrë të pavarur, dhe të mos pasohet nga një sulm i migrenës.