Dr.Katerina Ristoska: Sëmundjet e veshkave shpesh zhvillohen në mënyrë të fshehur, me simptoma të paqarta- Si të kujdeseni për shëndetin e veshkave tuaja?

Gjithmonë kur të vëreni ndryshim të ngjyrës së urinës tuaj, turbullim ose flluska, mendoni se diçka mund të mos jetë në rregull me veshkat tuaja. Nëse keni urinim të shpeshtë, veçanërisht gjatë natës, nëse keni gjak në të apo keni një sasi të vogël të urinës. Nëse keni rrjedhje të dobët të urinës dhe urinim me ndërprerje, veçanërisht te meshkujt e moshës së shtyrë, nëse keni ënjtje rreth kyçeve, këmbëve, duarve, fytyrës...

Shenjat serioze të funksionit të dëmtuar të veshkave mund të mos shfaqen derisa veshkat të fillojnë të dështojnë: Dr. Katerina Ristoska, specialiste e mjekësisë interne - subspecialiste në nefrologji

SHKRUAN:
Dr. Katerina Ristoska specialiste e mjekësisë interne – subspecialiste në nefrologji

♦♦♦♦♦♦♦

Simptomat e sëmundjes së veshkave janë shpesh të ngjashme me shumë probleme të tjera të zakonshme shëndetësore dhe mund të anashkalohen në fazat e hershme të sëmundjes. Shenjat serioze të funksionit të dëmtuar të veshkave mund të mos shfaqen derisa veshkat të fillojnë të dështojnë. Prandaj konsiderohet se sëmundjet e veshkave, në varësi të sëmundjes bazë që ka sjellë apo shkaktuar dëmtimin e tyre, shpesh zhvillohen në mënyrë të fshehur, me simptoma të paqarta. Besohet se vetëm 10% e atyre që vuajnë nga sëmundje kronike të veshkave janë në dijeni për sëmundjen e tyre.

Simptomat e sëmundjes së veshkave janë shpesh të ngjashme me shumë probleme të tjera të zakonshme shëndetësore dhe mund të anashkalohen në fazat e hershme të sëmundjes

Si mund ta dini nëse keni problem me veshkat?

Mendoni se ndoshta diçka nuk është në rregull më veshkat tuaja, kur të vëreni ndryshim të ngjyrës së urinës tuaj, turbullim ose flluska. Nëse keni urinim të shpeshtë, veçanërisht gjatë natës, nëse keni gjak në të apo keni një sasi të vogël të urinës. Nëse keni rrjedhje të dobët të urinës dhe urinim me ndërprerje, veçanërisht te meshkujt e moshës së shtyrë, nëse keni ënjtje rreth kyçeve, këmbëve, duarve, fytyrës. Nëse jeni anemik, keni ulje të oreksit, nauze, të vjella, keqtrajtim, ndjeni lodhje, erë dhe shije të pakëndshme në gojë. Nëse keni kruajtje, lëkurë të thatë, të verdhë-kafe, ngërçe të muskujve. Nëse keni presion të lartë të gjakut që është e vështirë të kontrollohet me ilaçe. Nëse keni aritmi të zemrës. Tek fëmijët që kanë sëmundje kronike të veshkave, mund të vërehet ngecja e rritjes, ose zhvillim jo i duhur i kockave të gjymtyrëve të poshtme.

Përskaj, sasisë së reduktuar të kripës deri në 2gr/ditë, rekomandohet një marrje e reduktuar e proteinave prej 0,8-1,0gr/kg peshë trupore/ditë, aktivitet fizik i moderuar prej 30-60 minutash (ecje, çiklizëm, not). Humbje peshe (perimetri i belit nën 102 cm për burrat, nën 88 cm për gratë). Pini 2-3 litra lëng, nga të cilat të paktën gjysma e kësaj sasie të jetë ujë. Ndërprisni konsumin e alkoolit dhe cigareve. Rregullisht (të paktën një herë në vit) bëni ekzaminime sistematike, të cilat do të përfshijnë kontrollin e veshkave tuaja.

Në këtë rast, mjeku juaj do të bëjë një analizë gjaku për të përcaktuar nivelin e kreatininës dhe uresë, glicemisë, elektroliteve në të. Më pas ai do të kontrollojë urinën për praninë e proteinave, gjakut, leukociteve dhe glukozës. Ai do të kontrollojë presionin e gjakut dhe sigurisht do të kontrollojë veshkat tuaja me anë të ultratingullit. Sipas rezultateve të marra nga analizat e kryera, do të llogarisë funksionin glomerular – GFR të veshkave tuaja, që tregon se sa janë në gjendje veshkat tuaja të nxjerrin toksinat dhe ujin e tepërt nga trupi juaj.

Mendoni se ndoshta diçka nuk është në rregull më veshkat tuaja, kur të vëreni ndryshim të ngjyrës së urinës tuaj, turbullim ose flluska

Cila është mënyra më e mirë për të mbajtur veshkat tuaja të shëndetshme?

Në çdo vizitë te mjeku juaj, sigurohuni që të bëni testin e urinës për praninë e proteinave/mikroalbuminës, glukozës dhe leukociteve. Një ose dy herë në vit, mblidhni urinën 24-orësh për përcaktimin e proteinave në të. Diagnoza e hershme nënkupton edhe shtyrjen e progresit të sëmundjes së veshkave.

Fëmijët që kanë sëmundje kronike të veshkave mund të pësojnë ngecje në rritje, shtat të shkurtër ose zhvillim jo të duhur të kockave dhe gjymtyrët e poshtme.

Cilët persona kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të veshkave?

Sëmundjet që çojnë në dëmtimin e veshkave përveç DM dhe Hipertensionit përfshijnë edhe sëmundjet inflamatore të veshkave – glomerulonefriti, sëmundjet kongjenitale dhe trashëgimore – sëmundjet e veshkave policistike. Sigurisht, sëmundjet që kanë të bëjnë me bllokimin e traktit urinar – gurët, prostata e zmadhuar, tumoret dhe kanceret. Kjo është arsyeja pse shqyrtimi dhe monitorimi i hershëm i sëmundjes është tepër i rëndësishëm.

Vlerësohet se vetëm 10% e atyre që vuajnë nga sëmundje kronike të veshkave janë në dijeni për sëmundjen e tyre.

Çfarë mund të bëni për të parandaluar dështimin e veshkave?

Sipas udhëzimeve të reja për pacientët me diabet mellitus, mikroalbuminuri dhe me sëmundje kronike të veshkave, presioni i gjakut cut off është <130/80 mmHg.

Përskaj sasisë së reduktuar të kripës deri në 2gr/ditë, rekomandohet një marrje e reduktuar e proteinave prej 0,8-1,0gr/kg peshë trupore/ditë, aktivitet fizik i moderuar prej 30-60 minutash (ecje, çiklizëm, not). Humbje peshe (perimetri i belit nën 102 cm për burrat, nën 88 cm për gratë). Pini 2-3 litra lëng, nga të cilat të paktën gjysma e kësaj sasie të jetë ujë. Ndërprisni konsumin e alkoolit dhe cigareve. Rregullisht (të paktën një herë në vit) bëni ekzaminime sistematike, të cilat do të përfshijnë kontrollin e veshkave tuaja.

Për të gjitha problemet me veshkat tuaja ekipi i mjekëve ne departamentin e nefrologjisë ë në Klinikën spitalore “Zhan Mitrev”. Rezervoni kontrollin apo konsultën tuaj në 00389 2 3091 484