Dr. RANKO RAJOVIQ – ÇFARË NDODH NËSE FËMIJA SHPESH RËZOHET DERI SA ZVARITET: “Një prind që e mbron shumë, në fakt e dëmton atë”

Dr. Ranko Rajoviq shpjegon për mbrojtjen e tepruar të fëmijëve - ja pse është në rregull nëse një fëmijë bie duke u përpjekur të ecë dhe cilat janë pasojat nëse vazhdimisht e pengojmë që ta bëjë këtë!

Prindërimi është një urtësi dhe aftësi e madhe që përftohet me edukime, njohuri, lexim, përvoja të ndryshme dhe një nga gabimet më të mëdha apo siç thotë populli “tejmbrojtës” që shpesh prindërit e bëjnë është mbrojtja e tepërt.

Misioni i çdo prindi është të mbrojë fëmijën, të sigurohet që ai të jetë i shëndetshëm, ta mbrojë, ta ruajë, ta rrisë mirë, por problemi lind kur fëmija është i tejmbrojtur. Pikërisht në këtë temë në emisionin “RTS Ordinanca”, flet neuroendokrinologu dhe krijuesi i programit NTC, Dr.Ranko Rajoviq.

“Kur një fëmijë është duke ecur, ai duhet të bjerë 500 herë në tre muaj. Të bie në njërën dorë, në dy duar, në bërryl dhe në shpatull, të rrokulliset… dhe pastaj do të mësojë të bjerë edhe më poshtë. Nëse ai nuk mëson të bjerë, atëherë mekanizmi në tru nuk është i ndërtuar. Nëse nuk e lëmë fëmijën të rrëzohet, si do të dijë të bjerë. Është tejmbrojtje. Prindërit duhet të kuptojnë se mbrojtja është e mirë dhe tejmbrojtja e dëmton fëmijën”.

Siç thekson Dr. Rajoviq, mençuria e prindërimit qëndron pikërisht në vendosjen e një kufiri midis mbrojtjes dhe tejmbrojtjes.

Ai thekson se tejmbrojtja mund të parandalojë zhvillimin e trurit:

“Le të themi, kur bën ftohtë dhe doktori thotë vëri një shall fëmijës dhe lëre të luajë, dhe nëna i vendos shallin, një kapele dhe një shall tjetër dhe nuk e lë të luajë. Është tejmbrojtje. Në një shembull specifik, një kokë e fiksuar në tre muajt e parë do të mbetet një refleks primitiv që nuk është i duhuri, kështu që një pjesë e trurit nuk është zhvilluar. Fëmija do të ketë problem kur të rritet, nuk do të jetë në gjendje të shkruajë, do të ketë çrregullim përqendrimi. Dhe çdo gabim i prindërve do të aktivizojë më pak disa zona të trurit. Gabimi i parë,mbrojtja, rregullimi i kokës, gabimi i dytë, nuk e lëmë fëmijën të zvarritet, të kap diçka nga dyshemeja, gabimi i tretë, nuk e lëmë babain të luajë me fëmijën, gabimi i katërt, nuk lëmë fëmijën të kërcej që të mos lëndohet, së pesti, nuk e lëmë fëmijën të rrotullohet, i gjashti, nuk e lejojmë fëmijën të vrapojë ose të kërcejë, por mbahet në karrocë deri në moshën tre vjeçare. Dhe kur i bashkojmë të gjitha këto, kjo ngadalëson zhvillimin e disa pjesëve të trurit, sepse truri zhvillohet në lëvizje dhe mbrojtja e tepërt pengon zhvillimin e trurit”.