Dr.Ranko Rajoviq: Lejoni fëmijëve të vrapojnë, kërcejnë dhe të rrotullohen…Do të jenë më inteligjentë

 “Fëmijët e vegjël instinktivisht bëjnë atë që është e rëndësishme për zhvillimin e trurit, dhe kështu ata rrotullohen në një rreth, por prindërit këtë ia ndalojnë, sepse kanë frikë se mos bien... Por disa prindër rëndësinë e rrotullimit e marrin shumë për zemër dhe gabimisht”, thotë Dr. Rajoviq.

Dr Ranko Rajoviq është një nga ekspertët më të njohur për zhvillimin e hershëm të inteligjencës tek fëmijët, programi mësimor i të cilit zbatohet në njëzet vende. Me profesion mjek internist, doktor Rajoviq u fokusua në studimin e zhvillimit të fëmijëve, sepse shumë zbulime nga mjekësia nuk aplikohen në pedagogji.

“Periudha më e rëndësishme në zhvillimin e trurit të fëmijës është nga lindja deri në vitin e tretë, pra deri në vitin e shtatë të jetës dhe në atë periudhë është i rëndësishëm stimulimi i hershëm, i cili zhvillon pjesët funksionale të trurit tek fëmijët. Por kjo nuk do të thotë që fëmijët katërvjeçarë duhet të mësojnë matematikë. Disa vende e keqkuptojnë stimulimin e hershëm, kështu që ata i dërgojnë fëmijët në shkollë në moshën katër ose pesë vjeç. Problemi është se fëmijët nuk e lidhin informacionin sepse mësojnë përmendësh si papagajtë”, thotë doktor Rajoviq.

Bazuar në testimin e fundit PISA, vetëm Finlanda është e renditur në majat e listës në botë në të cilën, për shkak të stimulimit të hershëm, dominojnë fëmijët nga Azia Lindore, Koreja e Jugut, Japonia, Kina, Hong Kongu…

“Finlanda po kërkon një model tjetër në arsim për të arritur këto vende dhe ne do të kopjonim modelin finlandez. Modeli kinez është për kinezët, modeli finlandez për finlandezët dhe ne duhet të dimë se si funksionon truri, kështu që në përputhje me kulturën dhe traditën mund të ndihmojmë zhvillimin e fëmijës. Nëse do të ndryshonim edukimin dhe arsimimin, tani, ndoshta do të arrinim vendet e Azisë Lindore për pesëmbëdhjet vjet. Dhe ne ende nuk ndryshojmë asgjë dhe kemi gjithnjë e më shumë nxënës me dëmtime kognitive, disgrafi, disleksi, 50% e fëmijëve me çrregullime motorike, dhe 70% me këmbë të sheshta”, shton Dr. Rajoviq.

Fëmijët e vegjël instinktivisht bëjnë atë që është e rëndësishme për zhvillimin e trurit, dhe kështu ata rrotullohen në një rreth, por prindërit këtë ia ndalojnë, sepse kanë frikë se mos bien… Por disa prindër rëndësinë e rrotullimit e marrin shumë për zemër dhe gabimisht. Në një kopsht fëmijësh, doktor Rajoviq vuri re një vajzë e cila po qëndronte mënjanë sepse nëna e saj e kishte rrotulluar për dy ditë radhazi.

“Më tha: Nëna ime më uli në karrigen e kompjuterit të babait tim dhe më rrotullonte. “Më tha se do të isha më e zgjuar”, theksoi doktori duke shtuar se lëvizja është shumë e rëndësishme dhe se truri zhvillohet më shumë gjatë vrapimit, por jo hapsira të rafshta, por mbi gurë dhe përrenj, siç lëviznim më parë.

Pse Usain Bolt ecën 13 metra në sekondë? Si fëmijë vraponte çdo ditë në tatëpjetë sepse kishte për detyrë ta kapte topin para se të binte në det”, thotë doktor Rajoviq.

KU VEPROJNË MIRË PRINDËRIT DHE SHKOLLAT, DHE KU GABOJNË

  • Jo mësimit përmendësh

Sot fëmijët mësojnë në mënyrë reproduktive, nuk lidhin informacione dhe nuk janë rë mësuar të mendojnë, prandaj janë më keq se aziatikët.

  • Shumë të mbrojtur

Fëmijët e tejmbrojtur do të bëhen të paaftë biologjikisht. Është mirë për trurin kur baballarët gjatë lojës i hedhin ata lart në ajër.

  • Është e rëndësishme lëvizja

Pothuajse 70% e fëmijëve kanë një këmbë të lëshuar sepse janë joaktivë. Ndërsa lëvizja është e rëndësishme në zhvillimin e trurit.

  • Rrotullimi është i preferuar

Prindërit nuk lejojnë të rrotullohet fëmija i tyre, sepse kanë frikë mos bien në tokë, dhe fëmija e bënë instinktivisht atë që është e rëndësishme për zhvillimin e trurit të tyre, kërcehen dhe  rrotullohet.

Përktheu dhe përshtati:S.N