DY SIMPTOMA TË ÇUDITSHME ZBULOJNË SE KENI KALUAR COVID-19: Njëra është shqetësuese për meshkujt, ndërsa tjetra për femrat

Shkencëtarët kanë zbuluar se si COVID-19 ndikon në shëndetin seksual dhe riprodhues.

Për më tepër, shkenca po përpiqet të zbulojë më shumë për pacientët që kanë përjetuar COVID-19 afatgjatë, ndërsa zbulimet që i kanë arritur mund t’ju befasojnë.

Përveç simptomave të njohura si kollitje, temperaturë të lartë trupore, lodhje, humbje të nuhatjes dhe shijes, disa pacientë kanë përjetuar disa simptoma “më intime” për të cilat nuk flitet shumë, por shfaqen si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Në fakt bëhet fjalë për sistemin riprodhues seksual, ndërsa problemet shfaqen pas infektimit me koronavirus. Më konkretisht, disa gra kanë vënë re ndryshime në ciklin, ndërsa meshkujt mosfunksionimin erektil shumë kohë pasi sëmundja ka mbaruar.

Një punim shkencor i botuar këtë verë në revistën Journal of Endocrinological Investigation sugjeron që mosfunksionimi erektil është një nga simptomat e koronavirusit. Studiuesit zbuluan se pacientët meshkuj kishin më shumë gjasa të përjetonin hipogonadizëm – zvogëlim të sekretimit të testosteronit, sekretim të spermës ose të dyja, ndërsa rrallë një përgjigje të reduktuar të testosteronit, në krahasim me ata pa sëmundje.

“Nëse kjo është një situatë afatgjatë apo kalimtare është pyetje që kërkon përgjigje”, shpjeguan ekspertët.

Në të njëjtën kohë, ata përmendin se ka një rënie të numrit të qelizave Lejdig të vendosura në testikuj që ndihmojnë në prodhimin e testosteronit dhe janë përgjegjës për spermatogjenezën, proces i prodhimit të spermës që zhvillohet në kanalet seminale të testikujve. Shkencëtarët besojnë se kjo mund të jetë një nga arsyet e ndryshimit të madh në vdekshmërinë dhe shtrimin në spital midis meshkujve dhe femrave, dhe mund të shpjegojë pse virusi më së shpeshti prek meshkujt e moshuar.

Por, edhe femrat gjithashtu përjetojnë simptoma seksuale dhe riprodhuese për të cilat mjekët besojnë se janë të lidhura me hormonet. Lewis Newson, specialist i menopauzës, thotë se aktualisht është duke punuar në ekzaminimin e këtyre simptomave tek një pacient. Me 842 përgjigje nga pacientët që ajo ka mbledhur deri më sot, thotë se rezultatet konfirmojnë dyshimet se COVID-19 afatgjatë lidhet me nivelet e hormoneve, të cilat deri më sot gjithmonë janë hedhur poshtë.

Në mbështetje të kësaj teorie, ajo shton se shumë gra kanë vënë re përkeqësim të simptomave të COVID -19 pak para fillimit të menstruacioneve – kur nivelet e estrogjenit janë shumë të ulëta. Ai mendon se nuk është rastësi që simptomat e COVID afatgjatë të kujtojnë simptomat e menopauzës – lodhje, dhimbje të muskujve dhe kyçeve, marramendje…