Epidemiologët gjermanë nuk presin një valë të dytë të infeksionit me koronavirus, nëse respektohen masat

"Ne nuk presim ndryshime drastike në përhapjen e infeksionit në të ardhmen", tha drejtori i institutit Robert Koch, Prof. Lothar Weeler, i cili shtoi se është optimist për sa i përket përhapjes së valës së dytë të infeksionit.

Ekspertët e Institutit Epidemiologjik shtetror gjerman Robert Koch, presin që vala e dytë e përhapjes së koronavirusit të ri të parandalohet me sjellje të disiplinuar të qytetarëve.

“Ne nuk presim ndryshime drastike në përhapjen e infeksionit në të ardhmen”, tha drejtori i institutit Robert Koch, Prof. Lothar Weeler, i cili shtoi se është optimist për sa i përket përhapjes së valës së dytë të infeksionit.

“Nëse kjo do të ndodhë apo jo është në duart tona. Edhe më tej duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe t’u përmbahemi rregullave për mbajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskave ​​në transportin publik, në dyqane dhe institucione”, thekson Weeler.