ERA E FËMIJËVE: Zbuluam pse foshnjat kanë erë kaq të mirë, arsyeja e vërtetë do t’ju habisë

Një nga arsyet pse fëmija juaj është kaq i lezetshëm dhe ju dëshironi ta "hani" atë - është aroma e tij e mrekullueshme! Zbuluam se nga vjen ajo aromë e mrekullueshme, por edhe kur, për fat të keq, thjesht do të zhduket...

Me siguri, mund ta keni lexuar tashmë diku se foshnjat  kanë një erë për të tërhequr ngrohtësinë e nënës, e cila është domethënëse për ta. Duket se kjo erë ka një efekt veçanërisht të fortë tek baballarët, të cilët, për shkak të erës gjithnjë të pranishme tek trupi i foshnjave të tyre, sekretojnë e prolaktinë, hormonin e laktacionit dhe mëmësisë dhe janë më të gatshëm t’i kushtojnë më shumë kohë kujdesit ndaj fëmijëve. Natyra ka mbrojtur bukur interesat e fëmijës së porsalindur duke i tërhequr prindërit që të investojnë më shumë kohë në kujdesin e tij dhe arsyeja pse foshnjat kanë erë vërtet të mrekullueshme qëndron në lëkurën e tyre.

Tek foshnjat porsalindura mungon shtresa mbrojtëse acidike e lëkurës. Ndërsa lëkura e njeriut ka një pH mesatar prej afërsisht 5, lëkura e porsalindur ka një faktor pH neutral. Kjo do të ndryshojë vetëm pas rreth 6 javësh kur lëkura e foshnjës do të marrë një shtresë më acide që do ta bëjë atë më rezistente ndaj sulmit të mikrobeve.

Edhe pse aroma e këndshme e foshnjës përcaktohet kryesisht nga dieta ekskluzive e qumështit të gjirit, së bashku me zhvillimin e aciditetit të lëkurës, aroma e foshnjës do të zhduket ngadalë. Foshnja, megjithatë, që nga ai moment do të jetë më e mbrojtur në kontakt me njerëzit.

Këshillë!

Për shkak të mungesës së një shtrese acide të lëkurës, foshnjat janë më pak të mbrojtura nga mikrobet që janë të pranishme nga të gjitha anët. Prandaj, në muajin e parë, zvogëloni numrin e vizitave dhe parandaloni të gjithë të afërmit dhe të ftuarit të prekin fëmijën.

Përktheu dhe përshtati:S.N