Erizipela nuk është një sëmundje e parrezikshme

Bëhet fjalë për infeksion bakterial të lëkurës, i cili prek dermën e sipërme dhe sistemin përkatës limfatik.

Erizipela është një sëmundje e cila para 10 viteve ka qenë mjaftë e zakonshme nëpër spitalet. Me përmirësimin e kushteve higjienike, sëmundja pothuajse është harruar, por vazhdon akoma të shfaqet.

Për shkak të stilit modern të jetesës, kjo sëmundje përsëri është gjithnjë e më e pranishme.

Bëhet fjalë për infeksion bakterial të lëkurës, i cili prek dermën e sipërme dhe sistemin përkatës limfatik. Zakonisht paraqitet në gjymtyrët e poshtme të personave me ulçerë në pjesën e nën gjurit, obstruksionin limfatik dhe edemën, tek individët e imunokomprometuar (alkoolizmi, diabeti, HIV, ushqimi i dobët).

Vlerësohet se sot rreth 80 deri 95% e rasteve të erizipelit lokalizohet në pjesët e nën gjurit dhe se sëmundja është më e zakonshme tek grupmoshat 60-80 vjeçare me rrezik faktorët e përmendur”, shpjegojnë dermatologët.

Sëmundja karakterizohet me shfaqjen e skuqjeve, ënjtjeve, nxehtësisë dhe dhimbjeve në pjesë të lëkurës

Gjithashtu mund të shfaqet në çdo pjesë tjetër të lëkurës që është e lënduar (në vendin e thumbuar nga insektet, djegie, plagë kirurgjikale, tek sëmundjet inflamatore të lëkurës) hyrja e baktereve në lëkurë (zakonisht streptokoku). Transmetohet edhe nëpërmjet kontaktit me një person të infektuar.