Është konstatuar: Mikrobioma e zorrëve dallon tek pacientët me sklerozë multiple

Rezultatet e dy studimeve tregojnë rolin e rëndësishëm të mikrobeve të zorrëve dhe metabolitëve të të ushqyerit në sklerozën multiple.

Njerëzit me sklerozë multiple kanë një përbërje mikrobiale të ndryshme të zorrëve në krahasim me njerëzit që nuk vuajnë nga skleroza multiple, tregoi studimi i fundit. Ndërkohë, studimi i dytë tregoi se ushqimi mesdhetar mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe funksionet njohëse të pacientëve me sklerozë multiple.

Rezultatet e këtyre dy studimeve tregojnë rolin e rëndësishëm të mikrobeve të zorrëve dhe metabolitëve të të ushqyerit në sklerozën multiple.

Duhet të theksohet se janë vërejtur dallime statistikisht të rëndësishme në përbërjen e mikrobeve midis pacientëve me sklerozë multiple dhe personave të shëndetshëm.

Përndryshe, studimet e mëhershme mbi kafshët kanë treguar se mikrobioma e zorrëve mund të shkaktojnë demielinim imun të ndërmjetësuar, që tregon rolin në patogjenezën e sklerozës multiple.

Tek pacientët me recidiva-remituese sklerozë multiple (RRMS), është vërejtur numër i dukshëm i baktereve në zorrë si në vijim: Ruminococcus torques, Ruminococcus obeum dhe Lactospiraces bacterium, se sa tek njerëzit e shëndetshëm.

Studimet e mëparshme mbi kafshët kanë treguar se mikrobioma e zorrëve mund të shkaktojnë demielinim imun të ndërmjetësuar

Gjithashtu, edhe Escherichia coli dhe Oscillibacter ishin më të theksuara tek pacientët me sklerozë multiple.

Njerëzit e shëndetshëm kishin këto lloj bakteresh në zorrë – Bacteroides fragilis, Roseburia, Haemophilus parainfluenzae dhe Sutterella wadsworthensis.

Tek pacientët me multiple sklerozë aktive, u vërejtën një numër i dukshëm bakteresh: Eubacterium ramulus, Bacteroides finegoldii dhe Ruminococcus lactaris, u raportua në Takimin Vjetor të CMSC 2018.