Si të jetojmë deri në moshën 125 vjeçare?

Ttrupi arrin një farë kufiri të caktuar të rrënimit, pas së cilës nuk është e mundur kthimi në gjendjen e mëparshme.

Studiuesit e fakultetit të mjekësisë Albert Einstein në Nju Jork zhvilluan një studim për të kuptuar se përse njerëzit nuk mund të jetojnë më shumë se 125 vjet. Zyrtarisht, njeriu më i vjetër në botë është francezja Jane Calment, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 123 vjeçare dhe kjo është jetëgjatësia më e gjatë e parë ndonjëherë.

Ekspertët thonë se njerëzit nuk mund të jetojnë më shumë se 125 vjet, sepse trupi arrin një farë kufiri të caktuar të rrënimit, pas së cilës nuk është e mundur kthimi në gjendjen e mëparshme.

Edhe pse mendimi se, jetëgjatësia mesatarish vazhdon, shkencëtarët kanë ardhur në përfundimin se ky fenomen në një pjesë shkakton shkalla më të ulët të vdekshmërisë
të foshnjave dhe fëmijëve, e cila automatikisht e kalon kufirin e jetëgjatësisë mesatare.

Studiuesit e pranojnë faktin se njerëzit nga dekada në dekadë jetojnë më gjatë, por vetëm në një farë kufiri – ndërsa kjo është mosha 125 vjeçare.