Farat e lirit në mënyrë natyrale shtrëngojnë lëkurën dhe largojnë rrudhat

Efektet janë të mrekullueshme, ndërsa juve u nevojitet vetëm një lugë fara liri dhe ujë

Bëhet fjalë për një trajtim shtëpiak që pas dy javësh do të sjell shumë ndryshime në pamjen tuaj, sa që shumë njerëz nuk do t’ju njohin. Sekreti fshihet në farat e lirit, të cilat me vetitë shëruese kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes së indit nënlëkuror dhe rigjallërojnë sidomos pjesët e ndjeshme të fytyrës – rreth syve, ku lëkura është mjaft e hollë dhe e prirur për rrudha.

Përgatitja: Në një enë vendosni një lugë fara liri dhe mbulojini me 1/3 e gotës me ujë të vluar, përzieni për pak minuta, pastaj lëreni të qëndrojë e mbuluar me pecetë deri në mbrëmje. Përzierjen shtrydheni. Përdorni vetëm masën e ujit që i ngjan xhelit, në të cilën qëndruan farat.

Aplikimi: Aplikojeni në fytyrë dhe në qafë. Nuk duhet të shqetësoheni për shmangien e zonës rreth syve, masën e fituar mund ta përdoreni lirshëm edhe në atë zonë. Kur maska të thahet, lyjnei sërish. Përsëriteni këtë procedurë pesë herë. Pastaj shpërlajeni fytytrën dhe aplikoni kremin e përshtatshëm.

Efektet e maskës me fara liri

  • Forcon lëkurën;
  • Redukton rrudhat;
  • Hidraton lëkurën;
  • Shërben si piling për lëkurën;
  • Zvogëlon sebumin e tepërt në lëkurën e yndyrshme;
  • Ndihmon në parandalimin e akneve dhe i largon ato;
  • Ngadalëson plakjen.