FËMIJËRI PA DASHURI: Psikologu zbulon se çfarë ndodh kur nuk i japim fëmijës dashuri të mjaftueshme

Kur një fëmijë ndihet i lënë pas dore, i refuzuar ose i keqtrajtuar, tek ai lind një ndjenjë e mosdashurisë, e cila ka tendencë që në të ardhmen të ndikojë në të gjitha sferat e jetës së tij.

Mungesa e dashurisë mund të ndikojë negativisht në çdo aspekt të jetës së një fëmije, si në vitet e hershme ashtu edhe në vitet e mëvonshme.

Sasia e lidhshmërisë dhe dashurisë prindërore ndikon shumë në zhvillimin e fëmijës, por ka disa pasoja që janë të dukshme edhe në moshën madhore. Siç shpjegon psikologia Karla Mari Menli, gjatë praktikës së saj afatgjatë ajo ka parë shumë të rritur që përballen me probleme të caktuara, sepse nuk kanë marrë mjaftueshëm dashuri nga prindërit e tyre në fëmijëri.

Prindërimi dhe përvojat e hershme të jetës vendosin themelin për të kuptuarit e një fëmije se çfarë do të thotë të jesh i dashur dhe i sigurt në një botë shpesh konfuze

Pikërisht mungesa e dashurisë mund të ndikojë negativisht në çdo aspekt të jetës së një fëmije, si në vitet e hershme ashtu edhe në vitet e tij të mëvonshme, shkruan “PsychCentral”.

“Nëse keni pasur një fëmijëri pa dashuri dhe prindërit tuaj nuk i kanë plotësuar nevojat tuaja emocionale, nuk jeni të vetmit. Kjo përvojë është e zakonshme dhe efektet mund të jenë të thella dhe afatgjata. Domethënë, prindërimi dhe përvojat e hershme të jetës vendosin themelet për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh i dashur dhe i sigurt në një botë që shpesh është konfuze”, shpjegon psikologia.

Domethënë, kur një fëmijë ndihet i lënë pas dore, i refuzuar ose i keqtrajtuar, tek ai lind një ndjenjë e mosdashurisë, e cila ka tendencë më vonë të ndikojë në të gjitha sferat e jetës së tij.

Por çfarë ndodh saktësisht kur ne nuk i japim një fëmije mjaftueshëm dashuri në vitet e tij të hershme? Psikologia shpjegon se cilat janë pasojat që ndodhin më shpesh:

  • vështirësi në shprehjen e emocioneve dhe nevojave personale,
  • mungesa e ndjeshmërisë,
  • aftësi për konflikte,
  • paaftësia për t’u vetërregulluar,
  • pritshmëri e tepërt nga partneri dhe marrëdhënia në të cilën ndodhet personi,
  • gjindshmëri e vështirë në jetë, punë dhe marrëdhënie në moshë madhore

Përktheu dhe përshtati:S.N