Fëmijët me mbipeshë kanë koeficient më të ulët të inteligjencës

Testimi ka treguar se fëmijët me obezitet kanë rezultate më të dobëta në fushat e të menduarit dhe të kujtesës.

Fëmijët të cilët gjatë fëmijërisë së hershme kanë pasur peshë të tepërt trupore, kanë koeficient më të ulët të inteligjencës, tregoi studimi i ri. Në fakt, testimi ka treguar se fëmijët me obezitet kanë rezultate më të dobëta në fushat e të menduarit dhe të kujtesës.

E rëndësishme është që të theksohet se, ndonëse studimi gjeti një korrelacion midis peshës trupore dhe inteligjencës së fëmijës, studimi nuk kishte për qëllim që të provonte marrëdhënien shkak-pasojë.

Fëmijët në Maqedoni janë ndër më të trashët në Evropë, përderisa në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1970  shkalla e obezitetit tek fëmijët është trefishuar. Është vlerësuar se çdo i pesti fëmijë amerikan është me mbipeshë.

Rezultatet e këtij studimi janë një tjetër arsye shtesë për prindërit, të cilët duhet që të angazhohen në parandalimin e obezitetit tek fëmijët, shkruan “Obesity”.