Frutat e thatë ndihmojnë që të mos shtojmë peshë?!

Studiuesit arritën në këtë përfundim duke analizuar të dhënat nga studime të shumta, në të cilat u përfshinë më shumë se 140 000 burra dhe gra.

Një numër studimesh të mëparshme tashmë kanë treguar se konsumimi i rregullt i frutave të thatë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, por hulumtimet e fundit kanë treguar që arrat, bajamet, lajthitë dhe kikirikët zvogëlojnë mundësinë e shtimit të peshës ndër vite.

Studiuesit arritën në këtë përfundim duke analizuar të dhënat nga studime të shumta, në të cilat u përfshinë më shumë se 140 000 burra dhe gra.

Analizat kanë treguar se me rritjen e marrjes së frutave të thatë për gjysmë porcioni (15 gramë) në ditë mund të zvogëlojmë rrezikun e fitimit të dy ose më shumë kilogramëve për një periudhë 4 vjeçare. Në këtë mënyrë gjithashtu mund të zvogëlohet rreziku i obezitetit për 15 përqind.