Gërhitja – problem më i madh shëndetësor për femrat sesa për meshkujt

Apnea e gjumit gjithashtu njihet si faktor plotësues i rrezikut tek problemet e rënda shëndetësore siç është: hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe metabolizmi i dobët i sheqerit në gjak.

Zemra e femrave që gërhasin pësojnë dëmtim më të shpejtë dhe më të madh të zemrës, krahasuar me meshkujt që gërhasin, tregoi studimi britanik në të cilin morën pjesë 4 500 persona. Gjithashtu është treguar se apnea obstruktive e gjumit nuk është mjaftueshëm e njohur për njerëzit që gërhasin.

Gjegjësisht, befasi përbënte manifestimi i ndryshëm i sëmundjes sipas gjinisë. Tek gratë, vërehen ndryshime të rëndësishme në veprimin kardiak.

Por, si tek femrat ashtu edhe tek meshukjt me apne të gjumit, është vërejtur zgjerimi i barkushës së majtë. Muret e saj ishin më të trasha, gjë që e bënte më të vështirë që zemra të pomponte gjak. Tek femrat, këto ndryshime ishin më të theksuara. Konsiderohet se kalimi nga gërhitja në apnen obstruktive të gjumit është proces që zhvillohet dhe shoqërohet me zgjerimin potencialisht të rrezikshëm të barkushës së majtë.

Trajtimi mund të përfshijë kirurgji për zgjerimin e rrugëve të ngushta të frymëmarrjes, ose përdorimin e terapisë me presion të vazhdueshëm nazal pozitiv të rrugëve respiratore.

Gërhitja e zëshme është shenjë e apneas obstruktive të gjumit që prek 3 deri 7 për qind të të rriturve dhe karakterizohet nga periudha të shkurtra të ndërprerjes së frymëmarrjes. Apnea e gjumit gjithashtu njihet si faktor plotësues i rrezikut tek problemet e rënda shëndetësore siç është: hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe metabolizmi i dobët i sheqerit në gjak. Trajtimi i apneas varet nga shkaktari i saj.