Gjalpë ose margarinë – çfarë është më e shëndetshme?!

Dallimi midis tyre fshihet në origjinën...

Gjalpi ose margarina – një dilemë e përjetshme. A e dini se cili nga këto dy artikuj ushqimorë – gjalpë ose margarinë; është më mirë për shëndetin tonë dhe pse?!

Dallimi midis tyre fshihet në origjinën, domethënë margarina fitohet nga hidrogjenizimi i vajrave bimore, ndërsa gjalpi është produkt i qumështit që prodhohet në rrugë natyrore, i ngjashëm me ajkën dhe djathin. Me siguri që tashmë e keni përgjigjen – gjalpi është opsioni i shëndetshëm!

Përveç kësaj, gjalpi përmban vitaminë A dhe E, si dhe selen, i cili ndihmon në luftën kundër infeksioneve kërpudhore.

Acidi arakidonik, kolesteroli i pranishëm në gjalpë, është thelbësor për zhvillimin e trurit të fëmijëve dhe sistemit nervor. Nga ana tjetër, përparësia e gjalpit është se në të mund të fërgojmë, ndryshe nga margarina, e cila nuk toleron temperatura të larta. Dhe së fundi, margarina përmban trans yndyrna, ndërsa gjalpi yndyrna të ngopura!