Gjashtë arsyet pse duhet të filloni të meditoni që sot

Nëpërmjet meditimit mund të largoni stresin, të bini në gjumë më lehtë, të përmirësoni disponimin dhe të ndryshoni mënyrën se si i shihni gjërat rreth jush.

Edhe pse shumë njerëz nuk e kuptojnë, meditimi është një teknikë serioze që ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe gjendjen e brendshme trupore. Duke medituar, mund të largoni stresin, të bini në gjumë më lehtë, të përmirësoni disponimin dhe të ndryshoni mënyrën se si i shihni gjërat rreth jush. Shkencëtarët kanë zbuluar përfitimet më pozitive të kësaj teknike, të cilat ndoshta nuk i keni ditur deri më tani. Në vazhdim, hidhini një sy efekteve të meditimit dhe pse duhet të filloni menjëherë:

E ruan rininë e trurit

Pas viteve të njëzeta truri fillon të plaket, ndërsa shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se meditimi është shumë i dobishëm për të ngadalësuar këtë proces.

Përmirëson përparimin e nxënësve

Në një studim, nxënësve ju është dhënë dy pushime prej 15 minutash për meditim, ndërsa rezultati e përparimit të tyre u rrit shumë. Pas disa javësh meditim, nxënësit filluan të silleshin më mirë dhe të kishin nota më të mira gjatë testimeve.

Ndihmon në largimin e zakoneve të këqija

Shkencëtarët nga Teksasi kanë kryer një eksperiment me njerëzit të cilët duan që të lënë duhanin. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe – një për relaksim dhe një për meditim. Pjesëmarrësit në grupin e parë pinë duhan njëjtën si më parë, ndërsa ata që meditonin filluan të pinë duhan 60% më pak që nga ora e dytë.

Heq dhimbjen

Shkencëtarët amerikanë kanë provuar se, gjatë meditimit disa pjesë të trurit janë përgjegjës për rregullimin e dhimbjes dhe se kjo teknikë është mjaftë efikase në lehtësim e dhimbjeve.

Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve dhe sulmit të zemrës

Një grup shkencëtarësh i vëzhguan ndryshimet në shëndetin e njerëzve me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe – njërit grup ju tregua se si të kujdeseshin për ushqimin dhe aktivitetin fizik, ndërsa grupi tjetër praktikonte meditimin, pavarësisht terapisë mjekësore. Eksperimenti zgjati 5 vjet dhe shkencëtarët zbuluan se anëtarët e grupit të dytë kishin rrezik më të ulët prej 50% të sëmundjeve të zemrës dhe sulmit sesa grupi i parë.

Përmirëson memorien

Shkencëtarët e Harvardit mblodhën njerëz të cilët asnjëherë nuk kishin medituar dhe u bënë rezonancë magnetike, kështu që ata i ndanë në dy grupe, njërin prej të cilëve e dërguan në meditim. Pas 8 javësh, shkencëtarët gjetën dallime në vëllimin e trurit midis dy grupeve, në 5 pjesë të ndryshme të trurit. Tek ata të cilët meditonin u vun re ndryshime në pjesën përgjegjëse për mësim, kujtesë dhe rregullimin emocional.