Gjashtë shenja të reja të sëmundjes i janë shtuar listës së simptomave të COVID-19

Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ka shtuar gjashtë simptoma të reja në listën e simptomave të KOVID-19, të cilave duhet t'u kushtohet vëmendje

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka shtuar gjashtë simptoma të reja në listën e simptomave të KOVID-19, përfshirë dhimbjet e muskujve, kokëdhimbjet dhe ethet. Një numër i madh pacientësh të infektuar nuk kanë simptoma.

Sipas ekspertëve, në listë janë shtuar simptomat: ethe, temperatura e përsëritur me ethe, dhimbje muskulore, dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe humbje të ndjenjës së nuhatjes dhe dhe shijes. Me këtë, gjithsej numërohen nëntë simptoma, që është tre herë më shumë se se sa ajo që u shkrua në uebfaqen e Qendrës për koronavirus kohët e fundit.

Deri më tani, vetëm kollitja temperatura e lartë trupore, dhe gulçimi janë pranuar si shenja të zakonshme të COVID-19. Shtimi i simptomave të tilla si dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe dhimbje muskulore do të thotë që zyrtarët e kuptojnë që sëmundja ka ndryshuar – më herët këto probleme konsiderohej të ishin vetëm të herëpashershme te pacientët me COVID-19, ndërsa të zakonshme konsideroheshin në sëmundjet e njohura si p.sh. gripi dhe ftohja.

Simptomat e koronavirusit zakonisht shfaqen 2 deri në 14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit, ndërsa sipas disa studimeve, simptomat e rënda mund të zhvillohen 5 deri në 10 ditë pas ndërprerjes së simptomave fillestare.

Sigurisht nëse vjen deri te zhvillimi i simptomave të rënda. Gjithnjë e më i madh është numri i dëshmive që simptomat e koronavirusit të ri mund të ndryshojnë shumë, nga shumë të lehta, deri në kërcënim për jetën.