Historia e thjerrëzave optike

Kimisti çek Otto Wichterle dhe bashkëpunëtori i tij Drahoslav Lim, në fillim të viteve të '60-ta të shekullit të kaluar botuan studime mbi sintezën e suksesshme të materialit të ri (hydroxyethyl methacrylat – HEMA), nga çka u mundësa paraqitja e thjerrëzave optike të buta.

Përmbledhja e shkurtër e historisë së thjerrëzave optike çon tek artisti dhe shkencëtari i madh Leonardo da Vinçi, i cili e përshkroi dhe bëri thjerrëzën e parë optike prej qelqi (1508) me qëllim që të ndihmonte mikun. Por, kaluan më shumë se katër shekuj derisa u ndërtua thjerrëza e parë optike.

Okulisti kalifornian, Kevin Tukhi në vitin 1948, i pari filloi me prodhimin për përdorim masiv të thjerrëzave të forta të padepërtueshme të bëra nga polimetil metakrilat ose pleksiglasi.

Kimisti çek Otto Wichterle dhe bashkëpunëtori i tij Drahoslav Lim, në fillim të viteve të ’60-ta të shekullit të kaluar botuan studime mbi sintezën e suksesshme të materialit të ri (hydroxyethyl methacrylat – HEMA), nga çka u mundësa paraqitja e thjerrëzave optike të buta. Hidroxheli i sapo zbuluar iu përgjigjej nevojave të mjekësisë: plastika që përdoret është inerte ndaj indeve përreth, kimikisht dhe biologjikisht është e qëndrueshme, e depërtueshme ndaj oksigjenit dhe metabolitëve të tjera, hidrofilik e ngjashme me indet e gjalla dhe mban formën e dëshiruar.

Maximilian Dreyfus, oftalmolog nga klinika e syve në Pragë, në vitin 1961 i testoi thjerrëzat optike të prodhuara nga Otto Wichterle, duke e bërë kështu Çekosllovakinë vendin e parë i cili filloi me prodhimin dhe aplikimin e thjerrëzave hidrofilike dhe të buta.

Dhjetë vjet më vonë, një kompani amerikane e bleu licencën. Thjerrëzat optike të buta të sapo zbuluar shpejt u bën hit dhe u morrën primatin thjerrëzave të forta.

Është konstatuar se 125 milionë njerëz në mbarë botën përdorin thjerrëza, nga të cilat 38 milionë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 13 milionë në Japoni. Lloji i thjerrëzave që rekomandohen varion nga vendi në vend.