Hulumtim: Gjysma e ndryshimeve CIN në qafën e mitrës, korigjohen spontanisht

Tek gratë më të reja se 30 vjet, më shumë se 60 përqind e CIN 2 lezioneve u korrigjuan spontanisht në një periudhë prej dy vitesh, 23 përqind ngeli e pandryshuar dhe 11 përqind u përkeqësua

Ndryshimet në qafën e mitrës, të cilat mund të shëndërohen në kacer ndoshta edhe nuk duhet të mjekohen, mund të përmisohen vetvetiu në 50% të rasteve, tregoi hulumtimi ri britanik.

Në kuadër të hulumtimeve, rezultatet e të cilave u publikuan në “British Medical Journal”  ku u vëzhguan më shumë se 3,000 gra nga çka u konstatu se, gjysma e lezioneve të moderuara që u gjetën në testet rutinë u tërhoqën vetë.

Autorët e hulumtimit  theksojnë se është akoma e rëndësishme që gratë t’u paraqiten ftesave për  test, sepse testimi i rregullt shpëton jetën, raporton BBC.

Analizat e testeve tek shumica e grave tregojnë qeliza normale të pandryshuara, por në çdo të njëzetin test paraqitet një formë e ndryshuar e qafës së mitrës. Megjithëse shumica e këtyre ndryshimeve nuk kanë gjasa të çojnë në kancer, qelizat mund të kthehen në normalitet dhe disa lezione duhen hequr në mënyrë preventive.

Mjekët trajtojnë lezione të moderuara parakanceroze të klasifikuara si CIN 2, ndërsa ata që janë të klasifikuara si CIN 1, kontrollohen rregullisht.

Kategorizimi CIN (neoplazione cervikale intraepitele) nënkupton se sa thellë vërehen ndryshimet qelizore krahasuar me sipërfaqen e qafës së mitrës

CIN 1 tregon përfshirjen e një të tretës së epitelit të qafës së mitrës, CIN 2 deri në dy të tretat dhe CIN 3 (displasia e rëndë), ku ndryshimi në qelizat epiteliale është më shumë se dy të tretat dhe kjo konsiderohet si kanceri i qafës së mitrës.

Studimi i cili u mor me  CIN 2 lesionet zbuloi se, më shumë se gjysma e rasteve të patrajtuara u korigjuan spontanisht brenda dy viteve dhe vetëm më pak se një e treta nuk u ndryshuan. Madje, çdo zbulim i pestë është përkeqësuar me kalimin e kohës.

Tek gratë më të reja se 30 vjet, më shumë se 60 përqind e CIN 2 lezioneve u korrigjuan spontanisht në një periudhë prej dy vitesh, 23 përqind ngelën të pandryshuar dhe 11 përqind u përkeqësuan.

Kjo do të thotë se në 1,000 gra nën moshën 30 vjeçare me diagnozë CIN 2 – 600 gra do të përjetojnë regresion spontan, 230 ndryshime do të mbesin dhe 110 do të përkeqësohen dhe mund të shëndërohen në kancer.

Profesoresha Maggie  Cruickshank e Universitetit të Aberdeen thotë se, edhe rreziku më i vogël i kancerit (0.5 përqind sipas këtij studimi) për dikë është shumë më i madh, dhe se 50 deri në 60 përqind e shanseve për regres vazhdojnë të jenë lojë e fatit nëse shkojnë me opsionin e ndjekjes dhe vonimit të trajtimit. Por, nga ana tjetër, ajo që vijon pas heqjes së një pjese të indit të qafës së mitrës, gjatë marrjes së vendimit duhet që të merren parasysh këto: dhimbja, gjakderdhja, çrregullimet e ciklit menstrual, mosprezenca në punë, mundësitë për ndërlikime gjatë shtatzanisë, përfshirë abortin ose lindjen e parakohshme.