Hulumtim: Uji i gazuar ndihmon në humbjen e peshës

Studimi i botuar në revistën Journal of Nutritional Science and Vitaminology zbuloi se, njerëzit që pinë ujë të gazuar në stomakun bosh ndiheshin të ngopur, gjë që e zvogëlonte nevojën për ushqim deri në 40%.

Gjysma e trupit tonë përbëhet nga uji. Gjatë aktiviteteve të ditës, të gjithë humbim një pjesë të këtij përbërësi të rëndësishëm. Një studim i botuar në revistën Journal of Cerebral Blood Flow & Metabolism zbuloi se, edhe mungesa e vogël e ujit (dehidrimi), e cila është rreth 5% e peshës trupore, ndikon në enët e gjakut të trurit. Kjo gjë shkakton rënie të funksioneve intelektuale dhe motorike të trurit.

Rekomandimi për ruajtjen e hidratimit normal të organizmit, është tetë gota ujë në ditë. Përzgjedhje gjithashtu mund të jetë edhe uji i gazuar në të cilin ka të tretur dioksid karboni. Përveç se nuk përmban sheqer, uji i gazuar përmban edhe përfitime të tjera shëndetësore.

Uji i gazuar hidraton dhe ndihmon në tretje. Një studim i publikuar në Revistën europiane të Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë ka treguar se, uji i gazuar ndihmon në problemet biliare, e lehtëson tretjen dhe ndihmon në rregullimin e nevojës. Gjithashtu krijon ndjenjën e ngopjes, prandaj rekomandohet edhe gjatë uljes së peshës. Studimi i botuar në revistën Journal of Nutritional Science and Vitaminology zbuloi se, njerëzit që pinë ujë të gazuar në stomakun bosh ndiheshin të ngopur, gjë që e zvogëlonte nevojën për ushqim deri në 40%. Për të shmangur ngrënien e tepërt, pini dy gota ujë të gazuar 30 minuta para ushqimit.