Ilaçi i shtëpisë që shëron fytin e inflamuar për vetëm 4 orë!

Përgatitni ilaç natyral prej qimnonit dhe harroni dhimbjet e fytit

Nëse vuani nga dhimbjet e bajameve, gëlltitni me vështirësi dhe keni dhimbje të fytit – problemin mund ta zgjidhni përmes ilaçit natyral prej qimnonit. Dhe çfarë është më e mira, ky ilaç funksionon shumë shpejt, kështu që dhimbja si pasojë e inflamacioneve të lehta mund të zgjidhet në vetëm katër orë.

Mënyra e përgatitjes: 80 gr. qimnon të bluar vendoseni në 200 ml ujë dhe lëreni që të valoj për rreth 15 minuta. Do të fitoni një përzierje të trashë, elastike, e ngjashme me kafen e bluar. Masën e fituar kullojeni dhe shtoni 50 ml ujë dhe lëreni që të valoj përsëri. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni një lugë konjak.

Kjo pastë ndihmon gjatë dhimbjeve të fytit dhe bajameve, si dhe i largon simptomat në vetëm 4 orë

Metoda e përdorimit: Merrni nga një lugë gjelle prej përzierjes në çdo gjysmë ore. Përmirësimin e parë do ta ndjeni menjëherë pas dy orësh dhe do të gëlltitni më lehtë.

Ky ilaç rekomandohet për të gjithë ata që janë të prirur ndaj ftohjes dhe inflamacionit të fytit dhe bajameve. Para përdorimit të preparateve natyrale, sigurohuni që të konsultoheni edhe me mjekun.