Ilaçin e kemi para syve: vrasësi i qelizave kancerogjene rritet në çdo kopsht

Kujdes, sepse mund të shkaktojë probleme shëndetësore posaçërisht nëse përtypet kërcelli i saj

Një luftëtar i fuqishëm dhe i fortë në betejën kundër kancereve, mund të jetë edhe lulja e famshme e verdhë, e cila përdoret në mjekësinë popullore për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme. Ajo në botë njihet si shenja mbrojtëse e shumë fushatave në luftën kundër kancerit. Narcico!

Megjithëse ky zbulim duket si një tregim, një përrallë, duket se në të ka shumë të vërteta.

Shkencëtarët kanë zbuluar një përzierje natyrale e cila gjindet në llojin evropian të narcis, “Amaryllidaceae Narcissus”, hemanthamine alkaloide e bllokon prodhimin e proteinave të cila janë bazë për rritjen dhe zhvillimin e qelizave tumorale, thonë shkencëtarët.

“Qelizat janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj zvogëlimit të sintezës së proteinave,” shpjegon një hulumtim i botuar në revistën shkencore “Structure”

Hemantamini hyn në grupin e molekulave terapeutike me origjinë natyrore, midis të cilave është edhe morfina (e njohur si qetësues), kinina (përdoret në trajtimin e malaries) dhe efedrini (ilaç për mjekimin e sëmundjeve të mushkërive). Ajo stimulon stabilizimin e proteinave dhe çon në eliminimin e qelizave tumorale. Ajo lidhet me ribozomet përgjegjës për sintezën e proteinave.

Hulumtimi u krye në Universitetin e Belgjikës nën udhëheqjen e Denis LaFontaine. Hulumtimi tregoi se narcis gjithashtu shkakton probleme të caktuara shëndetësore, veçanërisht të skuqjes së lëkurës dhe humbjes së vetëdijes, nëse përtypet kërcelli i sajë.