Imunologët kanadezë kanë filluar testimin e vaksinës antikancerogjene

"Antigjenët" konkret për të cilët bëhet fjalë, ishin të izoluar nga qelizat e prekura nga leukemia, para se ato të trajtohen dhe të jenë gati për të kontribuar në shkatërrimin e qelizave të kancerit.

Imunologët nga Universiteti i Montrealit kryen testet e para laboratorike me një preparat unik – vaksinë antikancerogjene, e cila jo vetëm që lufton sëmundjen, por gjithashtu posedon edhe veti “trajnuese”.

Që T-limfocitet të mund të trajnohen t’i shkatërrojnë në mënyrë efektive indet e dëmtuara nga sëmundja, në organizmin e prekur nga kanceri, futen gjenet e veçanta “të dëmtuara”. “Antigjenët” konkret për të cilët bëhet fjalë, ishin të izoluar nga qelizat e prekura nga leukemia, para se ato të trajtohen dhe të jenë gati për të kontribuar në shkatërrimin e qelizave të kancerit. Vaksina mundëson që sëmundja të kontrollohet në nivelin gjenetik.

Mekanizmi i veprimit nuk është përshkruar, por imunologët kanadezë theksojnë se në disa eksperimente me minj, kjo terapi eksperimentale ka çuar në shërimin e pjesshëm dhe të plotë të llojeve të ndryshme të kancerit, përfshirë edhe leukeminë. Pritet që testimi i vaksinës në njerëz, të kryhet në dy apo tre vitet e ardhshme. Shkencëtarët kanë shpjeguar se karakteristikat gjenetike tek njerëzit, kërkojnë kërkime më të detajuara dhe më të gjera.