Infeksionet e traktit urinar te femrat

Për shkak të marrëdhënieve anatomike, shpesh problemet urinare dhe gjenitale përputhen, kështu që jo rrallë herë problemet urinare të femrave trajtohen në ordinancat gjinekologjike. Gjatë shtatzanisë dhe menopauzës kjo është diçka shumë e zakonshme.

Në aspektin gjinekologjik, fillimisht është e domosdoshme që të bëhet diagnostifikimi, dhe të kuptohet nëse bëhet fjalë për infeksion urinar ose infeksion urogjenital. Në mënyrë që të caktohet diagnoza, përveç ekzaminimit klinik dhe përcaktimit të shkallës së sekrecionit vaginal, kryhen edhe ekzaminime biokimike dhe mikrobiologjike (sedimenti i urinës, urinokulturë, bris nga qafa e mitrës dhe uretra), ndërsa nëse është e nevojshme edhe analiza të tjera.

Gjatë pasqyrës së përgjithshme klinike gjithashtu rekomandohet trajtimi. Aplikohen skema dhe barna të ndryshme (antibiotikë, antimikotikë, uroantikseptikë…).

Ndonjëherë është e nevojshme që të trajtohen të dy partnerët njëkohësisht (kryesisht  infeksioni urogjenital), por nganjëherë është e nevojshme që të rekomandohet edhe terapi lokale ose terapi hormonale.

Në raste të thjeshta, trajtimi kryhet në shtëpi (oral dhe lokal), ndërsa në rastet e komplikuara është i nevjshëm trajtimi parenteral (terapi intravenoze) e cila kryhet në ambientet e spitalit, qoftë nëpërmjet spitalit ditor ose nëpërmjet hospitalizimit të pacientit.

Disa patogjenë janë shkaktar të shumë inflamacioneve urinare dhe gjenitale, të cilat mund të përhapen dhe të prekin më shumë pjesë të sistemit urinar (uretër dhe veshka) dhe sistemit gjenital (mitrën, vepërçuesit, vezoret).

Kujdesi ndaj grave shtatzëna me infeksione urinare dhe gjenitale, do të thotë qasje e kujdesshme, për shkak të komplikimeve finale (por të rralla) si ngadalsimin e punës së veshkave ose paraqitja e tensionit të latrë arterial në shtatzani, gjë që mund ta dëmtojë seriozisht shtatzaninë.

Infeksionet urinare dhe gjenitale në menopauzë janë një problem tjetër i veçantë, pasi që mukoza e traktit urogjenital është e ndikuar nga estrogjeni, është e ndjeshme dhe i hapur ndaj inflamacioneve të ndryshme. Prandaj, në kuadër të trajtimit primar, është e domosdoshme të rekomandohet edhe trajtimi hormonal.