INFEKSIONI PO PËRHAPET: OBSH thotë se ka një epiqendër të re të pandemisë së koronavirusit

Michael Rujan, drejtor i programit të gjendjeve emergjente të OBSH-së, vlerëson se "gjendja në Amerikën e Jugut po përkeqësohet dhe se në një farë mënyre paraqet epiqendër të re të COVID-19". 

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) vlerëson se “epiqendra e re” e pandemisë me COVID-19 është Amerika e Jugut dhe thotë se Brazili është veçanërisht i goditur nga përhapja e sëmundjes.

Michael Rujan, drejtor i programit të gjendjeve emergjente të OBSH-së, thotë se “gjendja në Amerikën e Jugut po përkeqësohet dhe se në një farë mënyre paraqet epiqendër të re të COVID-19”.

Sipas tij, numri i pacientëve të infektuar me shpejtësi të jashtëzakonshme po rritet në shumë vende të Amerikës së Jugut, por më i prekur është Brazili, i cili është vendi i dytë në botë me numrin e rasteve të regjistruara të personave të infektuar pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Brazil, dje u raportuan 1001 vdekje si rezultat i infeksionit me koronavirus. Më shumë se 21 000 njerëz kanë vdekur në vend deri më tani.

Vendi me numrin më të madh të rasteve të regjistruara të pacientëve të infektuar mbetet Shtetet e Bashkuara (1.6 milion). Rreth 96 000 njerëz kanë vdekur si rezultat i koronavirusit deri më tani.

Në Evropë, ku jeta ngadalë po kthehet në normalitet pasi janë hequr një sërë masash paraprake dhe masa mbrojtëse, deri më tani janë raportuar gjithsej 171 000 vdekje nga COVID-19.