Infektologia thekson: Dushi i çdo ditshëm është një gabim

Thjeshtoni rutinën tuaj të përditshme kur bëhet fjalë për higjienën

Dushi i çdo ditshëm nuk është i nevojshëm për trupin tonë. Sapuni i lan lipidet e trupit dhe kështu e pengon atë nga vetëshërimi, thotë Dr. Elaine Larson nga Universiteti Columbia.

Dushi i tepruar do të thajë lëkurën dhe do të çojë në plasaritjen e sajë, gjë që rrit rrezikun ndaj infeksioneve, paralajmëron mjekja.

“Njerëzit mendojnë se me dushin e çdo ditshëm do të mbajnë higjienën, por nëse e shohim në aspektin bakteriologjik, kjo është e gabuar”, shpjegoi Larson.

Nëse preferoni që të bëni dush çdo ditë, mos e lani trupin me sapun, përveç pjesëve që mbajnë erë të pakëndshme si sqetullat dhe shputat.

Dushi i tepruar e rrit rrezikun ndaj infeksioneve

“Trupi ynë është një mekanizëm natyror i lyer mjaft mirë dhe nuk ka nevojë për dush të çdo ditshëm. Mendoj se njerëzit bëjnë dush vetëm për arsye estetike. Nëse shkoni në palestër ose stërviteni, dush duhet të bëhet çdo ditë, por mos e lani trupin me sapun përveç atyre pjesëve që mbajnë erë të pakëndshme si sqetullat dhe shputat,” – shtoi mjekja.

Ajo shpjegoi se sapunët e veçantë antibakterial nuk kanë asgjë më të mirë se sapunë e zakonshëm. Sidoqoftë, thjeshtoni rutinën e përditshme kur bëhet fjalë për higjienën, e nëse doni të bëni dush çdo ditë, atëherë bëjeni vetë me ujë të vakët.