Interaksioni i ushqimit dhe medikamenteve

Shumica prej nesh nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme bashkëveprimit të ushqimit që konsumojmë, barnave dhe shtojcave ushqimore të cilat i përdorim në të njëjtën kohë. Pjesërisht kjo është për shkak të mungesës së informacionit, ndërsa pjesa tjetër është për shkak të profesionistëve të cilët i rekomandojnë barnat ose shtojcat ushqimore sipas detyrës zyrtare.

Është e njohur se një përqindje e madhe e popullsisë në vend, pak a shumë në mënyrë të pakontrolluar konsumojnë shtojca të ndryshme ushqimore, qofshin ato përbërje me minerale dhe vitamina ose ata që përdoren si vetëndihmë për indikacione të caktuara (zakonisht preparatet për forcimin e imunitetit ose preparatet për humbje peshe).

Shtojcat ushqimore mund të jenë të dobishme nëse ato janë përbërje me standrade dhe të verifikuar dhe merren nën rekomandimin e një profesionisti. Përndryshe, në bashkëveprim me barnat tjera efektet mund të jenë negative dhe të dëmtojnë shëndetin e personit që i konsumon.

Tek barnat ekziston monitorimi i efekteve anësore dhe efekteve të padëshiruara (luhatja e tensionit të gjakut, rënia e sheqerit në gjak, etj). Një rregullativë e tillë tek shojcat ushqimore mungon, mirëpo duhet që ta ketë.

Si masë paraprake e preferueshme në përzgjedhjen e shtojcave ushqimore, rekomandohet që të zgjidhni ato që plotësojnë kriteret e cilësisë. Këta janë ata prodhues që kanë certifikatë, e cila konfirmon implementimi e analizave të rregullta në laboratorët të akredituar të pavarur.

Ndërveprimi i ushqimit dhe barnave mund të rezultojë i dyanshëm: ndikimi i zmadhuar i barnave ose ndikimi i zvogëluar. Është e pëlqyeshme të pyesni mjekun apo farmacistin për barna të caktuara dhe shtojcat ushqimore, si dhe ndërveprimin e tyre.