Intervistë me Doc. Dr. Katarina Stavriç: Kemi harruar t’i lajmë duart me sapun dhe ujë

Ajo çfarë na shqetëson është se pacientët me ftohje, në rastet kur e dimë se bëhet fjalë për infeksion virale, marrin antibiotik

“Çdo parandalim i infeksioneve e zvogëlon përdorimin e antibiotikëve. Të gjithë ne kemi një rol kontrolles të rezistencës antimikrobike!” –  me këtë llogo u shënua Java Botërore për përdorimin racional të antibiotikëve, duke u fokusuar në rolin e punonjësve të shëndetësisë të niveleve primare, sekondare dhe terciare të kujdesit shëndetësor në uljen e rezistencës antimikrobike. Lidhur me këtë, biseduam me doc. D-r. Katarina Stavriç, drejtoreshë e Klinikës Universitare për Sëmundjet Pediatrike dhe koordinatore e Qendrës për Mjekësi Familjare në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Cilat janë gjetjet më të fundit lidhur me përdorimin e antibiotikëve në vend?

Doc. Dr. Stavriq: Nuk mund të them gjë për vitin e kaluar, mirëpo në vitet 2014/2015, u krye një studim mbi nivelin e kujdesit shëndetësor parësor në lidhje recetizimin e antibiotikëve. Atëherë u pa se, kur bëhet fjalë për infeksionet respiratore akute rreth 56 përqind e pacientëve kanë marrë antibiotik. Megjithatë, përqindja e pacientëve me tonsillopharyngitis është ende e madhe – ku 80 përqind kanë marrë antibiotik, e në të vërtetë duhet të merrnin vetëm 20 përqind. Ajo që është shqetësuese është se pacientët me ftohje, kur e dimë që bëhet fjalë për infeksione virale, gjithashtu rreth 20 përqind marrin antibiotik. Në atë periudhë u ndërmorën shumë aktivitete në aspektin arsimor, ku filloi simpoziumi dhe në një farë mënyre u ngrit ndërgjegjja e mjekëve. Në vitin 2015, ne e përsëritëm studimin e njëjtë dhe vumë re përmirësimin në recetat e antibiotikëve, dmth zvogëlimin e recetizimit të antibiotikëve për infeksionet respiratore akute. Nëse 88 përqind e pacientëve në vitin 2014 merrnin antibiotik, në 2015 ajo është zvogluar në 80% në tonsillopharyngitis. Ky trend ka prirje rënëse megjithëse është një proçesi i gjatë, por arsimimi është thelbësor në arritjen e efekteve.

Gjithnjë e më shumë recetizimi i antibiotikëve nga ana e mjekëve dhe këmbëngulja e pacientëve, nga ana tjetër çon në një shkallë të lartë të rezistencës, gjë që rezulton me probleme në mjekimin e pacientëve të cilët janë bërë rezistent ndaj antibiotikëve. Si të ndryshohet kjo gjendje?

Doc. Dr. Stavriq: Mjekët thonë se ata shkruajnë receta nën presionin e pacientëve, mirëpo ne gjatë hulumtimit e shqyrtuam edhe atë pjesë, dmth sa i vërtetë është presioni i pacientëve, dhe në fakt rezultatet treguan se nuk janë pacientët ato që bëjnë presion. Vetëm, rreth 7-8 % pëshkruajnë receta të antibiotikëve me iniciativën e pacientëve, ndërsa pjesa më e madhe ishin nga indikacionet, vlerësimi nga ana e mjekut dhe pjesa më e vogël me rekomandim nga një specialist. Nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm se në ditët e sodit prindërit e rinj lexojnë online, ata informohen dhe gjithashtu mendoj se vetëdija për rezistencën antimikrobike është në një nivel më të lartë dhe për këtë arsye shpesh nuk duan të pranojnë terapinë antibiotike.

Pacientët gjithnjë e më shumë u besojnë atyre mjekëve që nuk përshkruajnë receta për antibiotik.

Përveç edukimit të mjekëve, gjithashtu është e nevojshme që të rritet ndërgjegjësimi edhe te popullata.  Cili është mesazhi juaj për ta? A duhet të insistohet në aspektin e gjerë të antibiotikëve dhe në të vërtetë a është zgjidhja në parandalim (mbrojtja kundër infeksioneve dhe ngritja e imunitetit)?

Doc. Dr. Stavriq: Sigurisht, parandalimi është hapi i parë.  Sa i përket arsimimit – po, vazhdimisht duhet që të punohet në edukimin shëndetësor të popullsisë, jo vetëm për antibiotikë por edhe për gjëra të tjera. Parandalimi … Mendoj se harruam t’i lajmë duart. Prindërit bashkëkohor gjithnjë e më shumë përdorin letra të lagura në vend të sapunit dhe ujit. Mendoj se te disa parime themelore siç janë parandalimi i larjes së duarve, përdorimi i facoletave kur jemi të ftohur, të izolohemi kur jemi të ftohur me qëllim që të parandalohet përhapja e infeksioneve në rrethin shoqëror. Këto parime themelore janë harruar dhe ne duhet t’u kthehemi, të insistojmë në to. Kjo është ajo, nuk ka ndonjë gjë të re dhe moderne në fushën e parandalimit.

Doc. Dr. Katarina Stavriq

Ju po thoni që mjeku që nuk shkruan receta për antibiotikët ësht mjek i mire. Si t’i bindim njerëzit për këtë?

Doc. Dr. Stavriq: Duhet kohë. Por pacientët gjithnjë e më shumë besojnë tek ato mjek të cilët nuk shkruajnë receta për antibiotikë. Ndoshta do të çlajmërohen, do të shkojnë tek një mjek tjetër dhe prap tjetër, por në fund përsëri do të kthehen te ato mjek që nuk shkruajnë antibiotikë.

Ne po humbim betejën me antibiotikët, rezistenca bëhet çdo ditë më e madhe, por klasë e re antibiotikësh nuk ekziston. Bëhet fjalë për një problem global, jo vetëm tek ne. Në sajë të infeksioneve rezistente ndaj barnave në botë vdesin çdo vit 700,000 njerëz dhe vrasës kryesor janë bakteret e mutuara të Escherichia coli, të cilat përndryshe gjenden në zorrët e çdo njeriu. Kjo normë vdekjeje deri në vitin 2050 do të rritet deri në 10 milionë të vdekur në vit!

Doc. Dr. Stavriq: Ky është një problem global. Nuk bëhet fjalë vetëm për shpërdorimin e antibiotikëve tek njerëzit, por edhe përdorimi e antibiotikëve tek bagëtia, që do të thotë se duhet të punohet në mënyrë multi-sektoriale që të parandalohet rezistenca antimikrobike.

Jo vetëm punonjësit e kujdesit shëndetësor në nivelin primar, sekondar dhe terciar apo spitalet, ne nuk kemi ide se sa është konsumimi i antibiotikëve nëpër spitale. Duhet të punohet në çdo aspekt, prandaj ekziston edhe Komisioni multi-sektorial për kontrollin e rezistencës antimikrobike në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka përgatitur planin e veprimit për vitet 2017-2021 dhe në këtë komision përfshihen të gjitha sektoret – bujqësia, mjekësia, farmacia… të cilat në një farë mënyre përpiqen të veprojën te të gjithë faktorët për parandalimin e zhvillimit të rezistencës antimikrobike.

Shkruan: Katerina Shekerovska-Dimovska / katerina@panacea.mk