Intervistë me Dr. Nikolica Cekiq: Polipet në hundë mund të shkaktojnë humbje të plotë të të nuhaturit

Polipet në hundë janë krijime të mira që janë produkt i ënjtjes (edemës) të mukozës së hundës

Shkruan: Sanja Naumovska / sanja@panacea.mk

Polilpet në hundë janë një nga arsyet që çojnë në çrregullimin e frymëmarrjes normale, dmth. frymëmarrja përmes hundës. Polipoza hundore është sëmundje e cila supozohet se shfaqet tek një deri në katër përqind të popullsisë, me një tendencë rritjeje. Shkaqet më të zakonshme të polipozës hundore janë infeksionet, alergjitë, astma, mbindjeshmëria ndaj barnave ose sëmundjet imunologjike.

Për diagnostifikimin dhe trajtimin e polipozës hundore, ne biseduam me Dr. Nikolica Cekiq, specialist otorinolaringolog

Çfarë është polipoza e hundës dhe ku shfaqen zakonisht polipat?

Dr. Cekiq: Polipet në hundë janë formime beninje të cilat janë produkt i ënjtjes (edemës) së mukozës së hundës. Duhet të theksohet se ato nuk janë shkak, por krijohen si pasojë e ndryshimeve të caktuara në mukozën e hundës.

Polipat janë formime pa dhimbje, të cilat janë të buta dhe të lëmuara me një sipërfaqe me shkëlqim. Sipas formës mund të jenë të rrumbullakëta ose në formën e një dardhe, por mund të jenë edhe si gunga në ngjyrë të përhimtë ose të kuqërremtë.

Polipet janë me konsistencë xhelatinoze, të njëanshme ose të dyanshme. Ata janë të lëvizshëm dhe nuk rrjedhin gjak.

Vendet ku shfaqen zakonisht polipet në hundë janë hapjet e zgavrës së sinusit, në mukozën e guaskës së mesme nazale, në qelizat e ethomidale (për shkak të presionit të ulët të indeve), në dublikimin e mukozës së sinusit të nofullës etj.

Cilat janë shkaqet e shfaqjes së polipeve në hundë dhe me çfarë simptoma manifestohen më së shpeshti?

Dr. Cekiq: Polipoza hundore ka mjaft shkaktarë të njohur, por edhe të panjohur. Shkaqet më të zakonshme të shfaqjes së polipeve në hundë janë sigurisht inflamacionet kronike të mukozës së hundës, alergjitë, sëmundjet metabolike, mosfunksionimi autonom, mbindjeshmëria ndaj barnave dhe të tjera.

Vendet ku shfaqen zakonisht polipet në hundë janë hapjet e zgavrës së sinusit, në mukozën e guaskës së mesme nazale, në qelizat e ethomidale (për shkak të presionit të ulët të indeve), në dublikimin e mukozës së sinusit të nofullës etj.

Shpesh, kur pacienti përballet me polipozën nazale ka vështirësi me frymëmarrjen përmes hundës, gjë që mund të çojë në mbylljen e plotë të hundës, si dhe sekrecion nga hunda e një lloji tjetër dhe kalimi i sekretit në fyt. Polipet në hundë shkaktojnë çrregullim, por madje edhe humbje të plotë të ndjenjës së të nuhaturit. Simptomë karakteristike është dhimbja e kokës, si dhe dhimbjet në pjesën e përparme të fytyrës ose të ballit, deformime të hundës dhe të tjera.

Çdo ndryshim në hundë a nënkupton shfaqje të polipeve?

Dr. Cekiq: Absolutisht jo! Gjithmonë duhet të kemi parasysh faktin se përveç polipeve në hundë mund të shfaqen edhe ndryshime të tjera tumorale, si meningo-encefalokeli, papiloma, karcinoma, sarkoma, angiofibroma dhe të tjera. Disa nga këto sëmundje ndiqen nga simptomatologjia e tyre, por sigurisht për caktimin e diagnozës së saktë duhet të bëhen hetime shtesë.

Shpesh, kur pacienti përballet me polipozën nazale ka vështirësi me frymëmarrjen përmes hundës, gjë që mund të çojë në mbylljen e plotë të hundës,

Për të caktuar diagnozë të saktë, është e rëndësishme që të merren të dhëna për fillimin dhe zhvillimin e sëmundjes, ndërsa ekzaminimi otorinolaringologjik të mbështetet nga ekzaminimi endoskopik i zgavrës së hundës, gjë që do të na mundësojë caktimin e saktë dhe preciz të diagnozës.

Si trajtohet polipoza hundore?

Dr. Cekiq: Para fillimit të çdo trajtimi, është mirë që, nëse është e mundur të përcaktohet shkaku i shfaqjes së polipeve në hundë dhe mundësisht të hiqen ato. Përndryshe, zakonisht trajtimi konservativ i polipozës hundore përfshin antibiotikët, mundësisht përmes antibiogramit, dietën e eliminimit, desensitizim, ilaçe për të ulur ënjtjen e mukozës, antihistaminë, kortikosteroidët dhe të tjera.

Zakonisht kryhen ndërhyrje endoskopike funksionale të hundës dhe sinuseve

Kur trajtimi nëpërmjet mediakamenteve nuk jep rezultat, rekomandohet heqja e polipeve përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Zakonisht kryhen operacione endoskopike funksionale të hundës dhe sinuseve, por varësisht nga mosha, gjinia dhe gjendja psiko-fizike e pacientit, ndërhyrja mund të kryhet me anestezi lokale dhe me anestezi e plotë endotraheale.

A mund të shfaqen përsëri polipet, pavarësisht ndërhyrjes së kryer kirurgjikale?

Dr. Cekiq: Për fat të keq, është e mundur, por jo tek të gjithë pacientët. Kjo varet shumë nga gjetja dhe heqja e shkaktarit që çon deri në atë gjendje. Prandaj është shumë e rëndësishme që të bëhen kontrolle të rregullta në periudhën postoperative dhe përdorim të terapisë nëse është e nevojshme.