Intervistë me Prof. Dr. Dimitar Bonevski: Depresioni është sëmundje me shumë fytyra, shpesh nuk është e lehtë të vihet re dhe të njihet (pjesa e parë)

Ndonjëherë tek personat depresiv dominojnë vështirësitë trupore ose ankthi, ndërkohë që simptoma kryesore - gjendja shpirtërore e zvogëluar është vështirë e dukshme. Të ashtuquajturat depresionet atipike kushtojnë pothuajse sa një e treta e numrit total të tyre.

Shkruan: Sanja Naumovska/sanja@panacea.mk

Depresioni është sëmundje e cila kohëve të fundit diskutohet shumë në publik. Është një sëmundje që njihet prej kohësh, por që në realitet njihet rrallë dhe vështirë, madje edhe nëse shfaqet në mjedisin tonë më të afërt ose në familje. Mjaftë i hollë është vija midis trishtimit dhe depresionit, është e vështirë të diagnostikohet dhe jo vetëm që ndikon pacientin, por edhe familjen e tij. Shumica mendojnë se tejkalimi i depresionit kërkon vetëm vëmendjen, dashuri dhe paqe në familje, por në të vërtetë e nevojshme është ndihma profesionale.

Për të gjitha aspektet e depresionit biseduam me Prof. Dr. Dimitar Bonevski, neuropsikiatër në Qendrën e Shëndetit Mendor “Qendra” në kuadër të Spitalit Psikiatrik “Shkup”

Çfarë është depresioni, a është gjendje apo sëmundja?

Prof. Dr. Bonevski: Depresioni është sëmundje e njohur që nga kohërat e lashta. Emri i saj vjen nga latinishtja, nga fjala “deprimere”, që nënkupton shtytje ose zhytje. Gjatë depresionit, humori është i shtypur dhe gjendja e tillë patologjike e ulur e humorit është elementi kryesor i kësaj gjendjeje. Termi depresioni përdoret shumë shpesh në media dhe në bisedat e përditshme, që nganjëherë justifikohet, por nganjëherë është i pajustifikuar. Pra, depresion quhet edhe ai që nuk është depresion i vërtetë, por vetëm një formë pakënaqësie ose sikleti.

Cili është dallimi midis trishtimit dhe depresionit, si ta njohim atë?

Prof. Dr. Bonevski: Kufiri midis trishtimit “të zakonshëm” dhe depresionit është shpesh i hollë dhe i paqartë. Të gjithë ne nganjëherë jemi në gjendje trishtimi, gjë që nuk do të thotë se jemi në depresion. Trishtimi është një nga katër emocionet themelore së bashku me gëzimin, frikën dhe zemërimin. Gjendja e trishtimit është pjesë e paevitueshme e jetës së secilit individ, por trishtimi është më i shkurtër, ka një arsye më të qartë, dhe në një periudhë të caktuar të arsyeshme tejkalohet duke e liruar shpirtin për përvojat pozitive të jetesës. Nga ana tjetër, depresioni është sëmundje serioze që duhet të njihet në kohë, të kuptohet me shumë kujdes dhe detyrimisht të trajtohet.

Cilat janë simptomat?

Prof. Dr. Bonevski: Ndonjëherë është e lehtë të njohësh dhe të diagnostikosh depresionin, por nganjëherë mund të jetë shumë e vështirë. Depresioni është sëmundje me shumë fytyra, të cilat shpesh nuk është e lehtë që të vihen re dhe të bëhet dallimi. Ndonjëherë dominojnë vështirësitë trupore ose ankthi, ndërkohë që simptoma kryesore – gjendja shpirtërore e zvogëluar është vështirë e dukshme. Të ashtuquajturat depresionet atipike kushtojnë pothuajse sa një e treta e numrit total të tyre.

Të gjithë ne nganjëherë jemi në gjendje trishtimi, gjë që nuk do të thotë se jemi në depresion. Trishtimi është një nga katër emocionet themelore së bashku me gëzimin, frikën dhe zemërimin.

Për të diagnostikuar depresionin, është e nevojshme prania e pesë (ose më shumë) simptomeve të mëposhtme:

  • Gjendja depresive pjesën më të madhe të ditës, gati çdo ditë, e cila është deklaruar si një dukuri subjektive ose është konstatuar nga mjedisi;
  • Interesi i ulur ndjeshëm dhe / ose kënaqësia në të gjitha (ose pothuajse të gjitha aktivitetet në shumicën e ditës, pothuajse çdo ditë);
  • Humbje të konsiderueshme në peshë (për shembull, më shumë se 5% të peshës trupore në muaj) ose shtim në peshë, ose ulja dhe shtimi i oreksit;
  • Pagjumësia ose (më rrallë) gjumë i tepërt;
  • Çrregullimi psikomotorik / agjitacioni (lëvizshmëria) ose ngadalësimi (konstatuar nga mjedisi);
  • Lodhja ose humbja e energjisë;
  • Ndjenja e pavlefshmërisë ose e fajit të madh / të papërshtatshëm;
  • Aftësia e reduktuar për të menduar ose përqendruar, apo pavendosmërisë (qoftë si një ndjenjë subjektive ose e dukshme nga të tjerët);
  • Mendimi për vdekjen, idetë vetëvrasëse pa ndonjë plan të veçantë, tentim vetëvrasje ose plan të veçantë për vetëvrasje.

Megjithatë, e nevojshme është që të shfaqen një nga dy simptomat e para.

Depresioni mund të komplikojë gjendjet serioze shëndetësore, siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti, kanceri etj.

Depresioni mund të manifestohet që nga mosha më e hershme, e deri në fazën më të ndërlikuar të jetës. Hulumtimet dhe praktika klinike konfirmojnë se frekuenca e depresionit rritet me plakjen, kështu që periudha më e zakonshme për zhvillimin e depresionit është mosha e tretë. Megjithatë, çdo fazë jetësore ka faktorët e saj etiologjikë, ndërsa depresioni në çdo moshë ka specifika në manifestimin e saj. Mendohet se, gati 2% e fëmijëve në periudhën para-pubertetit dhe deri në 8% të fëmijëve në pubertet dhe adoleshencën kanë çrregullime depresive, por shpesh depresioni në këtë periudhë është me manifestime atipike si, ankthi, përqendrimi i çrregulluar etj., por në një përqindje të madhe mbetet pa u diagnostifikuar. Është e rëndësishme të theksohet se, për fat të keq, në grupmoshën midis 15-29 vjeç, vetëvrasja për shkak të depresionit është shkaku i dytë kryesor i vdekshmërisë pas aksidenteve të trafikut.

Depresioni në mënyrë të konsiderueshme e dëmton jetën e një personi. Shkakton ndjenja afatgjate dhe të rënda të trishtimit, mungesës së shpresës dhe humbjes së interesit për aktivitetet. Gjithashtu mund të shkaktojë simptoma fizike të dhimbjes, ndryshime në oreks dhe probleme me gjumin.

Edhe për njerëzit që vuajnë nga forma më të lehta të depresionit, ai mund të ndikojë në shumë aspekte të jetës së tyre. Depresioni mund t’i komplikojë gjendjet serioze shëndetësore, siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti, kanceri etj.

Sa të zakonshme janë vetëvrasjet gjatë depresionit?

Depresioni mund të manifestohet që nga mosha më e hershme, e deri në fazën më të ndërlikuar të jetës.

Prof. Dr. Bonevski: Sigurisht, pasoja më e tmerrshme e depresionit është vetëvrasja. Rreth 15% e njerëzve që vuajnë nga depresioni kryejnë vetëvrasje, ndërsa mendohet se 60% e vetëvrasjeve të jetë për shkak të depresionit.