Intervistë me Prof. Dr. Dimitar Bonevski: Femrat vuajnë nga depresioni dy herë më shpesh se sa meshkujt (pjesa e dytë)

Vlerësimet janë se deri në vitin 2020, depresioni do të jetë sëmundja e dytë kryesore në botë, pas sëmundjeve të zemrës.

Shkruan: Sanja Naumovska/sanja@panacea.mk

Depresioni është sëmundje e kohëve moderne. Kufiri midis trishtimit dhe depresionit është shumë i hollë, gjë që e bën këtë gjendje gjithnjë e më të vështirë për t’u diagnostifikuar. Depresioni nuk ndikon vetëm tek i sëmuri, por edhe tek familja e tij. Kjo është sëmundje që shfaqet në episode, ndërsa faktorët që e rrisin rrezikun e shfaqjes së episodeve të mëvonshme janë abuzimi me alkoolin ose substancat, mosha, si dhe ekzistenca e mëparshme e më shumë se një episodi depresiv.

Për diagnostifikimin, trajtimin dhe rolin e familjes në përballimin e depresionit, biseduam me Prof. Dr. Dimitar Bonevski, neuropsikiatër në Qendrën për Shëndetin Mendor “Qendër” në kuadër të Spitalit Psikiatrik “Shkup”


Prof. Dr. Bonevski, na tregoni se si diagnostifikohet dhe si është zhvillimi i depresionit?

Prof. Dr. Bonevski: Depresioni është sëmundje që shfaqet në episodet. Kur depresioni të shfaqet, ne flasim për një episod depresioni. Për të diagnostikuar një episod të ri depresiv, duhet të ketë të paktën dy muaj pa simptoma, para se të shfaqet një episod i ri depresiv. Atëherë po flasim për çrregullim depresiv të përsëritur (periodik). Episodi depresiv mund të jetë i lehtë, i moderuar ose i rëndë. Pacientët mund të kenë vetëm një episod depresiv në jetën e tyre, i cili nuk përsëritet më asnjëherë. Megjithatë, rreth 50 deri në 80 për qind e pacientëve përjetojnë më shumë se një episod. Faktorët që e rrisin rrezikun e shfaqjes së episodeve të mëposhtme janë abuzimi me alkoolin ose substancat, mosha më e vjetër, si dhe ekzistenca e mëparshme e më shumë se një episodi depresiv.

Për të diagnostikuar një episod të ri depresiv, duhet të ketë të paktën dy muaj pa simptoma, para se të shfaqet një episod i ri depresiv.

Pothuajse tek gjysma e pacientëve, episodi i parë depresiv shfaqet para moshës 40 vjeçare. Shumica e episodeve zgjasin dy deri në tre muaj, por nëse nuk trajtohen ose nuk trajtohen në mënyrën e duhur, zakonisht zgjasin 6 deri në 13 muaj. Ndërprerja e terapisë kundër depresionit para 9 deri 12 muajve të trajtimit përbën rrezik për kthimin e simptomave. Me kalimin e kohës, ashtu siç pacienti kalon në një moshë më të vjetër, episodet depresive zakonisht bëhen më të shpeshta dhe zgjasin më gjatë. Gjatë një periudhe 20-vjeçare, pacientët mesatarisht kanë prej 5 deri 6 episode.

Pse njerëzit bëhen depresiv? A ka ndonjë rrezik faktor që tek disa individ të zhvillohet depresionin?

Prof. Dr. Bonevski: Hulumtimet tregojnë se shumë faktorë kontribuojnë në shfaqjen e depresionit, duke përfshirë gjenetikën, ndryshimet në nivelet e hormoneve, gjendje të caktuara shëndetësore, stresi, trishtimi ose rrethana të vështira jetësore.

Edhe pse faktori gjenetik (i trashëguar) në paraqitjen e depresionit është i pamohueshëm, studiuesit akoma nuk janë të sigurt për të gjithë rrezik faktorët gjenetik të depresionit. Megjithatë, ekzistenca e depresionit në rrethin e ngushtë të familjes është rrezik faktor i pamohueshëm i shfaqjes së tij. Faktorët gjenetikë në fakt janë predispozicion (gatishmëri) për të zhvilluar depresionin.

Besohet se depresioni shkaktohet nga mosbalancimi i neurotransmetuesve të cilët janë të përfshirë në rregullimin e gjendjes shpirtërore. Neurotransmetuesit janë kimikate që ndihmojnë pjesë të ndryshme të trurit të komunikojnë njëri me tjetrin. Kur disa neurotransmetues janë në mungesë, kjo gjë mund të çojë në simptoma që i njohim si depresion.

Nuk ka dyshim se femrat vuajnë nga depresioni rreth dy herë më shumë se meshkujt. Për shkak të shfaqjes së depresionit zakonisht gjatë viteve riprodhuese të femrave, besohet se ekzistojnë rrezik faktorët hormonal. Femrat janë veçanërisht të prirura për çrregullime depresive në kohën kur ndryshon statusi i tyre hormonale, siç është koha e periudhës menstruale, lindja e fëmijës dhe perimenopauza.

Sa i përket faktorit që i shkakton ata, çfarë lloje të depresionit ekzistojnë?

Prof. Dr. Bonevski: Një lloj depresioni, i quajtur depresioni sezonal, besohet se shkaktohet nga çrregullimi i ritmit normal biologjik të trupit. Drita që depërton në sy ndikon në këtë ritëm, edhe gjatë ditëve më të shkurtra në dimër, kur njerëzit mund të kalojnë një kohë të shkurtër jashtë, ky ritëm mund të çrregullohet. Njerëzit që jetojnë në zonat më të ftohta, ku ditët janë më të shkurtra dhe të errëta, mund të jenë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të depresionit.

Ekzistenca e depresionit në rrethin e ngushtë të familjes është rrezik faktor i pamohueshëm i shfaqjes së tij. Faktorët gjenetikë në fakt janë predispozicion (gatishmëri) për të zhvilluar depresionin.

Ushqimi i varfër mund të kontribuojë në shfaqjen e depresionit. Për mangësi të ndryshme, vitamina dhe minerale, dihet se shkaktojnë simptoma të depresionit. Madje, disa studime kanë treguar se dietat rigoroze gjithashtu mund të jenë faktor për depresion.

Sëmundjet trupore, sidomos të një lloji të rëndë, janë gjithashtu faktor i pamohueshëm i rrezikut për depresion. Gjegjësisht, si dukuri shoqëruese tek sëmundjet e rënda trupore, depresioni është mjaftë i zakonshëm. Sëmundja është e lidhur me depresionin në dy mënyra. Stresi për të pasur sëmundje kronike, mund të shkaktojë episod të depresionit. Përveç kësaj, sëmundje të caktuara, si çrregullimi i gjëndrës tiroide ose mëlçisë, mund të shkaktojnë drejtpërdrejt simptoma të depresionit.

Barnat dhe alkooli mund të kontribuojnë në çrregullime depresive. Është zbuluar se stimulantët, benzodiazepinat dhe kortikosteroidët në situata të caktuara mund të çojnë në shfaqjen e depresionit.

Ngjarjet stresuese të jetës që e dëmtojnë aftësinë e individit për t’u marrë me ta, mund të jenë shkak i depresionit. Hulumtuesit dyshojnë se nivelet e larta të hormonit kortizol, i cili sekretohet gjatë periudhave të stresit, mund të ndikojnë në balancën e neurotransmetuesve dhe të kontribuojnë në depresion.

Humbja e ndonjë të afërmi çon në reagim të zakonshëm të trishtimit, në të cilën mund të shihen shumica e simptomave që mund të shihen edhe tek depresioni. Gjumi i çrregulluar, oreksi i dobët dhe humbja e kënaqësisë apo interesit ndaj aktiviteteve janë përgjigje normale ndaj humbjes. Simptomat tejkalohen me kalimin e kohës. Por kur simptomat përkeqësohen, trishtimi mund të kthehet në depresion.

A ka të dhëna se sa i zakonshëm është depresioni?

Prof. Dr. Bonevski: Vlerësohet se 10 deri 15 për qind e popullatës së përgjithshme do të përjetojnë depresion gjatë jetës së tyre. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 5 për qind e meshkujve dhe 9 për qind e femrave kanë çrregullime depresive në çdo vit.

Vlerësimet janë se deri në vitin 2020, depresioni do të jetë sëmundja e dytë kryesore në botë, pas sëmundjeve të zemrës.

Për këtë trend të shtimit t depresionit i një rëndësie të veçantë është rritja globale e ngjarjeve stresuese në të cilat njerëzit janë të ekspozuar, por gjithashtu i një rëndësie të veçantë është edhe rritja e vetëdijes për ekzistencën e depresionit, i përgjithshëm dhe profesional që çon në diagnostifikimin e tij më të shpeshtë.

Si trajtohet depresioni?

Prof. Dr. Bonevski: Medikamentet kundër depresionit dhe psikoterapia e shkurtër e strukturuar përfaqësojnë trajtim efektiv në 60-80 për qind të individëve me depresion. Për fat të keq, në nivel global, më pak se 25 për qind e pacientëve me depresion marrin trajtim efektiv. Kjo situatë është edhe më e theksuar në vendin tonë.

Njohja e hershme e simptomave të zakonshme të depresionit, motivimi dhe inkurajimi i personit tek të cili ata ekzistojnë, ndihma më e mirë që mund t’i japin të afërmit është që të kërkojë ndihmë profesionale.

Arsyeja kryesore për këtë është stigma sociale e lidhur me depresionin, gjegjësisht, vendimi i vështirë i pacientëve për të kërkuar ndihmë psikologjike-psikiatrike, sepse çrregullimet psikologjike akoma perceptohen si të turpshme. Nga ana tjetër, diagnostifikimi jo në kohë i depresionit është një tjetër faktor i rëndësishëm për këtë gjendje. Domethënë, shpesh njerëzit me depresion, sidomos ata tek të cilët dominojnë vështirësitë fizike, kryesisht u drejtohen mjekëve amë ose specialistëve të tjerë, gjë që redukton mundësinë e diagnozës dhe trajtimit në kohë. Më shumë vëmendje u kushtohet ankesave somatike, shpenzohet kohë për hetime paraklinike, ndërsa kur nuk zbulohet shkaktari organik, gjendja keqinterpretohet me hipohondriazën “sëmundja e shpikur” ose siç thuhet zakonisht “…problemi është në bazë nervore…”

Paragjykime të tjera që parandalojnë trajtimin në kohë dhe efektiv, janë pikëpamja se depresioni tek pacientët me sëmundje të rënda somatike të paaftësisë nuk duhet të trajtohet dhe se depresioni është një reagim normal ndaj kësaj gjendjeje. Gjithashtu shpesh herë simptomat e depresionit tek të moshuarit, ku në të vërtetë është më i zakonshëm, i atribuohen procesit të plakjes. Për sa i përket barnave, është shumë e rëndësishme që ato të merren në kohë, për dozë të mjaftueshme dhe për një periudhë të mjaftueshme kohore, jo më të shkurtër se 9-12 muaj pas fillimit të trajtimit.

Cili është roli i familjes, si mund të ndihmojnë familjarët?

Prof. Dr. Bonevski: Njohja e hershme e simptomave të zakonshme të depresionit (zvogëlimi i interesit ose i kënaqësisë ndaj gjërave që ishin bërë me shumë energji, ndjenjën e trishtimit, shqetësimit, gjumit të çrregulluar, humbjes së peshës trupore, ndjenjës së pavlefshmërisë, mendimeve joproduktive, mendimeve rreth vdekja etj.) dhe motivimi dhe inkurajimi i personit tek i cili të njëjtat ekzistojnë, të kërkojë ndihmën e duhur profesionale është ndihma më e mirë që mund të japin të afërmit.