Intervistë me Prof. Dr. Helena Zakharova: Shtatzania e suksesshme gjatë hemodializës nuk është diçka e pamundur

Gratë shtatzëna në dializë duhet të paraqiten çdo ditë në seancat e dializës ose të paktën gjashtë ditë në javë. Edhe doza e dializës sigurisht është më e madhe me këto seanca ditore, por e gjithë kjo siguron kontrollin e vëllimit, kontrollin e hipertensionit, mjedisin e shëndetshëm për foshnjën, etj.

Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk

Sipas të dhënave të fundit, në botë, vetëm 120 paciente kanë përfunduar me shtatzani të suksesshme gjatë hemodializës. Megjithëse, sipas mjekësisë, kjo gjendje është e mundur, domethënë një grua mund të jetë shtatzënë dhe të shkojë në hemodializë, megjithatë, përqindja e mbarsimit tek këta paciente gjaku i të cilave filtrohet tre herë në javë është shumë i vogël, ndërsa procesi i dializës pas mbarsimit është ndryshe. Për dallim nga pacientet me transplantim të veshkave, shtatzënia tek pacientet me hemodializë është ende një gjë e rrallë. Përqindja e pacientëve me hemodializës të cilat kanë cikël të rregullt menstrual dhe ngelen shtatzëna, në vit është vetëm një për qind. Probabiliteti që pacientet me hemodializë dhe në fazën riprodhues të mbesin shtatzëna dhe lindin është vetëm 50% i asaj një për qindje.

Për atë se, nëse një grua mund të jetë shtatzënë dhe të vazhdojë dializën, për përvojën botërore rreth kësaj çështje dhe strategjitë për zhvillimin e hemodializës tek gratë shtatzëna, biseduam me Prof. Dr. Helena Zakharova nga Spitali Klinik Botkin i Moskës, i cili është spitali më i madh në Rusi dhe në Evropën Perëndimore. Në Kongresin e 36-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Pastrimit të Gjakut në Shkup, i cili u mbajt javën e kaluar ajo mbajti një ligjëratë me temën “Shtatzania dhe hemodializa”.

Dializa më e mirë nuk është terapia ideale për zëvendësimin e veshkave, nuk është transplantim, por është diçka tjetër, thotë Prof. Dr. Zakharova.

A mundet që gratë shtatzëna të kenë një shtatzani të suksesshme, por në të njëjtën kohë të jenë në hemodializë?

Prof. Dr. Zakharova: Po, sigurisht. Në fakt, këtë gjë e tregova edhe në prezantimin tim. Rastet e para të shtatzënisë të grave që janë në hemodializë janë shfaqur që nga vitet e ’70-ta, por ato ishin raste jashtëzakonisht shumë të rralla dhe çdo grua shtatzënë në dializë trajtohej si një pacient i veçantë, por për fat të keq, jo të gjitha shtatzanitë ishin të suksesshme me komplikimet dhe lindjet. Megjithatë, pothuajse gjatë gjysmës së fundit të shekullit, tashmë eksperienca jo vetë që u grumbullua, por gjithashtu edhe u vlerësua, ndërsa përvoja më e madhe u morr nga studim kanadez kohort, botuar rreth shtatë vjet më parë, krahasuar me një studim amerikan.

Çfarë është e rëndësishme për një grua shtatzënë në hemodializë dhe a ndryshon procedura?

Prof. Dr. Zakharova: Ky prezantim tregoi se çështja kyçe është kohëzgjatja e seancave të dializës dhe doza e dializës. Që do të thotë se kjo gjithashtu jep rezultate jashtëzakonisht të pazakonshme sa i përket numrit të lindjeve të suksesshme, foshnjave të shëndetshme dhe shëndetit jo të komplikuar të nënës. Gratë shtatzëna në dializë duhet të paraqiten çdo ditë në seancat e dializës ose të paktën gjashtë ditë në javë. Edhe doza e dializës sigurisht është më e madhe me këto seanca ditore, por e gjithë kjo siguron kontrollin e vëllimit, kontrollin e hipertensionit, mjedisin e shëndetshëm për foshnjën, etj. Sigurisht, një gruaje shtatzëne që është në dializë nuk mund t’i premtoni se “OK, do të jesh çdo ditë në dializë dhe çdo gjë do të shkoj mirë”. Kjo gjë nuk mund të premtohet. Imagjinoni dializën më të mirë me cilësi të shkëlqyer, por megjithatë nuk është një gjendje e shëndetshme, është një lloj intoksikimi.

Edhe dializa më e mirë nuk është terapia ideale për zëvendësimin e veshkave, nuk është transplantim, por është diçka tjetër. Natyrisht që mosfunksionimi hormonal, vetëvlerësimi i mirë, tërheqja seksuale, libido e kështu me radhë stimulojnë fertilitet të ulët, por nëse fertiliteti është në rregull, nëse një grua që është në dializë mbetet shtatzënë, ne akoma kemi disa pika kyçe, ndonjë qëllim që duhet ta arrijmë dhe në këtë rast mund të presim që gjithçka të shkoj mirë, nuk mund të premtojmë, por mund të presim.

A ka në shtetin e juaj gra shtatzëna në dializë, cila është përvoja juaj profesionale në këtë fushë?

Prof. Dr. Zakharova: Sigurisht. Në çdo rast është specifike. Deri në kohët e fundit nuk kemi pasur një njësi të veçantë, por tani kemi, një e tillë u hap në një spital të Moskës vitin e kaluar, para kësaj herë pas here mund të haseshin pacient të tillë në njësi të ndryshme të dializës. Gjysmë viti më parë, unë u konsultova me një grua, jo në spitalin tim, por më kërkuan të flisja me të në një spital tjetër dhe kuptova se para se para se të hynte në fazën e sëmundjes së veshkave dhe të fillonte me terapinë zëvendësuese të veshkave, ajo shpesh iu ishte drejtuar gjinekologëve për shkak të infertilitetit të saj. Por ata nuk ia dolën mbanë. Pastaj, ajo hyri në fazën e sëmundjes renale dhe tre vjet e tepër ishte në dializë dhe papritmas, absolutisht papritmas mbeti shtatzëne. Mjekët nuk kishin arritur ta vërenin atë. Deri në tremujorin e dytë, pasiqë askush nuk dyshonte. Ajo shtoi në peshë, por më vonë kuptoi që ishte shtatzëne. Ne e mbajtëm atë në dializë ditore deri në javën e 28, pastaj lindi me seksion cezarian për shkak të hipertensionit të pakontrolluar. Në fund çdo gjë ishte në rregull. Pra, ne kemi raste të tilla dhe kemi edhe klinikë për mirëmbajtjen e shtatzanisë tek pacientet me sëmundje kronike renale, jo konkretisht dializë, por çdo fazë si çështje kritike, dhe si temë interesante për diskutim është shtatzania tek gratë me sëmundje kronike renale në fazat e hershme, por, kuptohet ata që ishin në dializë ishin procedurat më intriguese për çdo mjek.