Ish-duhanpirësit mund të shkurtojnë kohën e shërimit të mushkërive

Sipas studimit më të fundit, ushqimi është kyç për rikthimin e funksionit të mushkërive tek personat që kanë hequr dorë nga duhani.

Çdo vit, rreth 55% e duhanpirësve përpiqen ta ndalojnë këtë shprehi. Ndërprerja e pirjes së duhanit në mënyrë dramatike e redukton rrezikun e sëmundjeve të mushkërive, sëmundjeve kronike obstruktive (COPD) dhe kancerit.

Shëndeti i mushkërive pas ndërprerjes së pirjes së duhanit është temë që shkakton vëmendje të fortë tek ish duhanpirësit dhe profesionistët e shëndetësisë.

Mushkëritë fillojnë të shërohen menjëherë pas fikjes së cigares së fundit, por procesi i shërimit të plotë është i ngadalshëm dhe mund të zgjasë me vite. Përveç kësaj, ndërprerja e duhanit nuk e fshin plotësisht rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve që kanë të bëjnë me cigaret.

Një faktor tjetër që duhet marrë parasysh është fakti se mushkëritë piqen plotësisht midis moshës 20 dhe 25 vjeçare, ndërsa pas moshës 35 vjeçare funksioni i mushkërive ngadalë fillon të dobësohet dhe frymëmarrja gradualisht bëhet më e vështirë. Kjo gjë ndodh pasiqë muskujt me kalimin e viteve e humbin elasticitetin, ndërsa alveolat formën e tyre.

Hulumtimi i shkencëtarëve nga Shkolla e Shëndetit Publik në Baltimore tregoi se ushqimi ndikon kryesisht në shërmin e mushkërive pas ndërprerjes së pirjes së duhanit. Pikërisht ushqimi mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike tek ish-duhanpirësit, ndërsa në të njëjtën kohë e ngadalëson dobësimin natyror të funksionit të mushkërive. Kjo gjë vlen për personat që kurrë nuk kanë pirë duhan.

Rezultatet e botuara në revistën European Respiratory Journal tregojnë se domatet dhe mollët janë ushqimi që kanë pasur ndikim më të madh tek duhanpirësit që kanë lënë duhanin. Shkencëtarët pretendojnë se numri magjik është dy domate dhe tre molla të freskëta (ose fruta të tjerë) në ditë.