Ja kur duhet të hani bukë në qoftë se dëshironi të humbni peshë!

Për të gjithë ata që duan të hanë një fetë bukë gjatë mëngjesit, kemi diçka të re dhe të rëndësishme. Nuk duhet të ndiheni fajtorë nëse keni ngrënë një fetë bukë në mëngjes.

Studim më i fundit i realizuar nga Shoqata Endokrinologe e Çikagos, rekomandon që të hani një fetë bukë për mëngjes nëse dëshironi që të humbni disa kilogram.

“Një fetë buke që do ta hani në mëngjes, çon në zvogëlimin e ndikimit të glukozës dhe u trashë më pak sesa e njëjta sasi e bukës nëse do ta hani gjatë mbrëmjes”, tha Daniela Jakubovic, udhëheqëse e hulumtimit.

Në hulumtim morën pjesë persona me diabet dhe persona mbipeshë. Ata që e hanin fetën e bukës gjatë mëngjesit, një drekë mesatare dhe një darkë të vogël humbë 24 kilogram për tre muaj, krahasuar me ata që bënë të kundërtën dhe kishin shtuar pothuajse 7 kilogramë më shumë.

Për vite me radhë kemi dëgjuar paralajmërimet për të reduktuar konsumin e bukës e cila është e pasur me sheqer, ndërsa ka shumë pak vlera ushqyese. Çelësi është që të zgjidhni kohën e duhur kur ta hani bukën. Koha kur e hani bukën është shumë më e rëndësishme sesa ajo se çka hani mbrenda ditës, shkruan mydomaine.com.

Mëngjesi cilësor i cili përfshin një fetë bukë mund të jetë çelësi kryesor i të ushqyerit të shëndetshëm.