Ja përse duhet të hani një mandarinë në ditë!

Ky frut me shije të tharët dhe freskues, nganjëherë me të vërtetë mund të shpëtoj shëndetin!

Mandarinat janë të pasura me materie ushqyese dhe vitamina, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e gripit dhe ftohjeve, por edhe gjatë sëmundjeve të rënda, siç është karcinomi.

Ja përse duhet të përfshihen mandarinat në menunë ditore:

  • Sipas disa studimeve, mandarinat përmbajnë përbërës të cilët mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit të mëlçisë dhe gjirit.
  • Antioksidantët e pranishëm në mandarina mund të ulin nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe të rrisin nivelin e kolesterolit të mirë (HDL). Mandarinat gjithashtu përmbajnë fibra të cilat i pastrojnë arteriet nga kolesteroli i keq.
  • Meqë fibrat e mandarinës i pastrojnë enët e gjakut, ato në mënyrë indirekte mundësojnë qarkullimin optimal të gjakut përmes venave dhe arterieve, duke arritur kështu tensionin normal të gjakut.

  • Për shkak të sasisë së madhe të fibrave, mandarinët mbajnë të ngopur, të cilat automatikisht parandalojnë të ngrënit tepër dhe futjen e tepruar të kalorive.
  • Ata janë të pasura me vitaminë C, e cila e forcon imunitetin dhe mbron nga gripi sezonal dhe viruset.
  • Konsumi i rregullt i mandarinave ose të paktën lënu i tyre e bën lëkurën të shëndetshme dhe me shkëlqim.
Duke qenë se ato janë të pasura me vitaminë C, me konsumin e vetëm një mandarine në ditë merren 80% e antioksidantëve të nevojshëm në nivel ditor.