Ja pse çdo mëngjes duhet të pini ujë të kripur

Ekspertët paralajmërojnë se ujin e kripur nuk duhet ta konsumojnë ata që vuajnë nga çekuilibri i kripërave, mineraleve dhe vitaminave, njejtë edhe ata që kanë tension të lartë.

Nëse doni të bëni ndonjë ndryshim dhe të krijoni zakone të reja tek të ushqyerit nga të cilat do të keni përfitime shëndetësore, më së miri është që të zbatohet në mëngjes në stomakun bosh. Një nga këto ndryshime është konsumimi i ujit të kripur çdo mëngjes. Uji përgatitet vetëm me kripë himalaje. Kripa e Himalajeve është e njohur për shkak të vetive dhe cilësive të saj të shëndetshme dhe konsiderohet të jetë forma më e pastër e kripës, sepse nuk përpunohet në asnjë mënyrë. Kripa e Himalajeve është ngjyrë rozë e lehtë, përmban jod dhe 84 minerale të tjera.

Elektrolitet

Përzierja e kripës dhe ujit lehtëson absorbimin e mineraleve në trup dhe i inkurajon veshkat që të nxjerrin toksinat. Ekspertët paralajmërojnë se ujin e kripur nuk duhet ta konsumojnë ata që vuajnë nga çekuilibri i kripërave, mineraleve dhe vitaminave, njejtë si edhe ata që kanë tension të lartë.

Hidratimi i trupit

Uji i kripur përmban elektrolite që nxisin funksionimin e organizmit dhe shpërndarjen e energjisë gjatë gjithë ditës. Me kosumimin e ujit të thjeshtë, ne i hedhim toksinat, por gjithashtu edhe mineralet e rëndësishme. Avantazhi i ujit të kripur është se ai e hidraton trupin dhe i siguron minerale.

Lëkurë e pastër

Mineralet e kripës së Himalajeve stimulojnë shëndetin e lëkurës. Zink stimulon rigjenerimin e indeve dhe parandalon shfaqjen e puçrrave. Jodi dhe kromi ndihmojnë në luftimin e infeksioneve të lëkurës, ndërsa squfuri e mban lëkurën të pastër dhe të butë.

Gjumë më të mirë

Mineralet e ujit të kripur i qetësojnë nervat, i rregullojnë hormonet e stresit dhe relaksojnë trupin, gjë që bën që të keni gjumë më të mirë.



Si të përgatitni ujin e kripur?

Në një kavanoz me kapak plastike vendoseni ¼ kripë Himalaje, ndërsa pjesën tjetër mbusheni me ujë. Mbylleni, përzijeni dhe lëreni të qëndroj brenda natës. Pije është e gatshme atëherë kur të shkrihet kripa. Çdo mëngjes, merr një lugë çaji me ujë të kripur dhe vendoseni në një gotë me ujë në temperaturë dhome dhe pini atë në stomakun bosh.