Jeni me diarre, por përgatiteni për në udhëtim? Ja çfarë do t’ju ndihmojë

Gjithmonë rekomandohen 4 artikuj ushqimor kryesor: banane, oriz, mollë dhe tost.

Po bëheni gati për të shkuar me pushime, por në momentin e fundit përballeni me diarre. Cilado qoftë arsyeja për shfaqjen e saj, a e dini se çfarë duhet të hani dhe të pini nëse keni diarre? Mbani mend, gjithmonë rekomandohen 4 artikuj ushqimor kryesor: banane, oriz, mollë dhe tost. Këto ushqime treten lehtë dhe nuk do ta ngarkojnë punën e zorrëve.

Natyrisht, duhet të pini edhe shumë lëngje, sidomos ujë. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë supa e pulës, uji i kokosit ose çaji. Kur të shëroheni pak, nëse ndjeni uri, hani omëletë.

Bananet janë “ndihma e parë” gjatë diarresë

Çfarë nuk duhet të hani nëse jeni me diarre?

Për fat të keq, lista e artikujve ushqimor të cilat duhet të shmangen nëse keni probleme me sistemin e tretjes është e gjatë, pasiqë ato mund ta përkeqësojnë situatën. Ja çfarë nuk rekomandohet:

  • qumësht;
  • ushqime të skuqura;
  • mishi i qengjit;
  • sardelet;
  • perimet e papërpunuara;
  • qepët;
  • misri;
  • citruset (agrumet);
  • kafe;
  • lëngje;
  • ëmbëlsuesit artificial.

Kur duhet të vizitoheni tek mjeku?

Megjithëse, në parim shumica e çrregullimeve të tretjes mund të trajtohen në shtëpi, mjekun duhet të kontaktoni në situatat e mëposhtme:

  • nëse diarrea zgjat 2 ose më shumë ditë;
  • nëse jeni të dehidruar;
  • nëse ndjeni dhimbje të forta abdominale;
  • nëse keni temperaturë të lartë të trupit.