Jepni gjithçka nga vetja, por nuk mund të dobësoheni – arsyeja qëndron tek metabolizmi!

Shumë njerëz kanë problem të mëdha me metabolizmin, sidomos gjatë periudhës së dimrit kur të gjithë merren shumë pak me sport, por kjo nuk është rregull dhe mund të ndodhë në çdo periudhë të vitit

Metabolizmi përfshin një sërë procesesh kimike që ndikojnë në aftësinë e trupit për të kthyer yndyrën, sheqerin dhe proteinat në energji. Metabolizmi i shpejtë prodhon energji në mënyrë më efikase, ndërsa metabolizmi i ngadalshëm pothuajse nuk e bën këtë – duke rezultuar kështu në depozitimin e kalorive.

Përveç simptomave të zakonshme, ekzistojnë edhe simptomat atipike të metabolizmit të ngadalshëm. Në listën simptomave të zakonshme bëjnë pjesë: kilogramët e tepërt, mungesa e dëshirës seksuale, marramendje, dridhje, frymëmarrje e cekët, ngërçet, dobësi të muskujve, sytë e thatë dhe ngjirja e zërit.

Simptomat atipike janë: duart dhe këmbët e ftohta, pagjumësia, lëvizja e ngadalësuar, të folurit dhe mendimet, ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë, lëkura e thatë, vështirësi në gëlltitje, humbja e oreksit, kokëdhimbje, rënia e flokëve, dhimbje në muskuj dhe nyje, kapsllëku dhe imuniti i dobët.

Nëse doni të shpejtoni metabolizmin, përqendrohuni që të lehtësoheni nga stresi, të stabilizoni orarin e gjumit dhe futni mjaftueshëm lëngje në trup. Gjithashtu është e këshillueshme që të përfshihet edhe stërvitja e përditshme dhe të rritet masa muskulore, theksojnë profesionistët. Përveç kësaj, në pjatën tuaj le të ketë më shumë proteina, konsumoni çajin jeshil dhe ushqimet me erëza.