Jo të gjithë e trashëgojnë kancerin e prostatës

Ashtu siç përparon në rritje kanceri i prostatës, ashtu rriten edhe gjasat për përhapjen jashtë prostatës, në indet përreth. Ndonjëherë mund të jetë agresiv dhe të përhapet shpejt.

“Shumica e meshkujve mendojnë se kanceri i prostatës nuk mund t’i prek ato, nëse babai apo vëllai i tyre nuk e kanë pasur këtë sëmundje,” thekson Dr. Oliver Sartor, urolog dhe profesor në Universitetin Tulane të New Orleans-it. A janë të rrezikuar vetëm meshkujt e moshuar dhe cilat janë pasojat e trajtimit? Në vazhdim një pjesë e miteve që kanë të bëjnë me kancerin e prostatës.

MIT: Më të rrezikuar janë meshkujt e moshuar

E vërteta: Pas moshës 50 vjeçare, incidenca e kancerit të prostatës rritet në mënyrë dramatike. Akoma nuk është e definuar plotësisht se kur duhet të fillohet me kontrolle të rregullta, por duhet që të konsultoheni me mjekun rreth testeve të mundshme para moshës 50 vjeçare. Nëse dikush në familje ka pasur kancer të prostatës, vlerat e PSA (antigjenit specifik të prostatës) mund të kontrollohen edhe rreth viteve të 40.

MIT: Nëse babai im ka pasur kancer të prostatës, a do ta kem edhe unë

E vërteta: “Nëse dikush nga familja e mashkullit ka pasur kancer të prostatës, vëlli ose babai, gjasat për tu sëmur janë tre herë më të mëdha”, pretendon Dr. John Wayne, profesor i urologjisë në Miçigan. Por gjithashtu, jo të gjithë që kanë këtë sëmundje në familje, trashëgojnë kancerin. E rëndësishme është që të bisedoni rregullisht me mjekun dhe të bëni disa teste.

MIT: Kanceri i prostatës nuk është sëmundje vdekjeprurëse

E vërteta: Kanceri i prostatës është shkaku i dytë kryesor i vdekjes tek meshkujt. Në vend të parë qëndron kanceri i mushkërive. Në përgjithësi, kanceri i prostatës zakonisht rritet ngadalë dhe mbetet i kufizuar në gjëndër për shumë vite. Gjatë kësaj kohe, tumori krijon simptoma të vogla ose aspak / ose shenja të jashtme.

Ashtu siç përparon në rritje kanceri i prostatës, ashtu rriten edhe gjasat për përhapjen jashtë prostatës, në indet përreth. Ndonjëherë mund të jetë agresiv dhe të përhapet shpejt.

“Megjithatë, shumica e meshkujve që sëmuren nuk do të vdesin, gjithmonë ekziston një shans dhe nuk do ta dini se çfarë lloj kanceri keni, deri sa t’i bëni të gjitha hetimet e nevojshme”, thotë Dr. Sator.

MIT: Trajtimi i kancerit të prostatës do të thotë impotencë

E vërteta: Sipas rezultateve të hulumtimit të vitit 2014, ka përparim në zhvillimin e një modeli i cili do të parashikojë zhvillimin e disfunksionit erektil. Dr. Sartor beson se ky problem mund të parandalohet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë edhe profesionalizmin e kirurgut që vepron. Të dhënat tregojnë se rreth 25% e pacientëve kanë ndonjë vështirësi, ndërsa 25% e tyre kanë probleme serioze.