Keni ulçerë në lukth ose gastrit? Ja çfarë nuk duhet të konsumoni!

E gjitha që duhet të bëni është të shmangni produkte të caktuara që shkaktojnë dhimbje. Nuk duhet të konsumohen ushqime që e irritojnë lukthin dhe që stimulojnë acidin e lukthit.

Megjithëse mjeku me siguri ju ka treguar se çfarë duhet të hani, megjithatë është mirë që ta përcaktoni vetë ushqimin tuaj, domethënë, duhet t’ju kushtoni vëmendje ushqimeve që ju shqetësojnë dhe t’i largoni ato nga të ushqyerit e përditshëm.

Çfarë lloj ushqimi duhet të shmangni?

Jo çdo ushqim shkakton reaksione të njejta tek njerëzit, prandaj është mirë që vetë të kuptoni se cilat ushqime e irritojnë lukthin tuaj. Erëza të caktuara krijojnë acide, kështu që mund të shkaktojnë sulme të dhimbshme.

Pijet: Kakaoja e nxehtë dhe pijet e gazuara, qumështi me yndyrë të plotë dhe qumështi me çokollatë, çaj nenexhiku, kafe, çaj i zi dhe jeshil, pijet alkoolike, lëngu i portokallit.

Melmesat: piperi, hudhër pluhur, chili, sa më pak kripë që të jetë e mundur

Ushqime të tjera: Produktet e qumështit prej qumështit me yndyrë të plotë, mishi me shumë mëlmesa, salsiçet, sallami, proshuta, specat djegës, hudhra dhe qepa, produktet e domates.

Çfarë mund të konsumoni?

Ushqimi i shëndetshëm dhe i freskët është gjithmonë një zgjedhje e mirë. Frutat, perimet, drithërat, produktet e qumështit me yndyrë të ulët, orizi integral. Përdorni vajin e ullirit. Është mirë që të dimë se nuk është aspak ide e mirë që të hahet para gjumit, ndërsa kësaj gjendje i përshtaten vaktet e vogla gjatë gjithë ditës.